Biografia
Në çeljen e talent show-t më të madh në Shqipëri, dedikuar fëmijëve, “X Factor Kids”, një spektakël që synon zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj, e atyre talenteve që në një të ardhme mund të jenë brezi i ri i artistëve shqiptarë, moderatorja Alketa Vejsiu zbuloi disa nga surprizat e ristë.
Vejsiu tha se do të ketë katër kategori të ndarjes dhe përzgjedhjeve të konkurrentëve të vegjël, kategori vajzat, djemtë, kategoria junior që janë fëmijët në limitin e moshës që mund të pranohen në këtë spektakël dhe kids, ata më të vegjlit fare.
Një risi e spektaklit është “superpower”, një anëtar i jurisë do të ketë të drejtën të shpëtojë nga eliminimi, një prej konkurrentëve që rrezikon, por që mund të jetë më i talentuari ndër të tjerët.
“Janë katër kategori vajzat, djemtë, kategoria junior që janë fëmijët në limitin e moshës që mund të pranohen në këtë spektakël dhe kids, ata më të vegjlit fare.
Në këtë spektakël do të kemi dhe risi, superpower, superfuqia është një nga anëtarët e jurisë në fund, ku do të kemi ata konkurrentë që do të jenë në dyshim për t’u eliminuar apo për të vazhduar mundësinë e kthimit të njërit prej tyre, më të talentuarit. Do të kemi emocione sonte, gara fillon tani suksese konkurrentit të parë”, tha Alketa Vejsiu