X Factor Albania
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  4

X Factor Albania është talent show e njohur. Talent Show me i suksesshem ne bote, “X FACTOR” vjen ekskluzivisht ne TVKlan nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Eshte absolutisht formati me i ndjekur i momentit qe prodhon yje ne muzike, ne me shume se 50 shtete te botes, duke u renditur si programi me I shikuar ne Prime-Time ne secilin vend me shifra rekord. Harrojini programet e meparshme te talenteve muzikore qe jane bere ne Shqiperi, prisni “X Factor Albania”, sepse per here te pare vjen ekskluzivisht per publikun shqiptar nje format i blere me te drejta te plota nga kompania meme “FremantleMedia”. Fakti qe formati eshte i kontraktuar per tu prodhuar ne versionin shqiptar, do te thote sukses i njejte dhe i padiskutueshem si kudo, sepse ky super produksion kombetar do te vije me te njejten cilesi, profesionalizem dhe realizim televiziv si ne cdo shtet tjeter qe eshte zhvilluar dhe po zhvillohet. Formati televiziv me prestigjoz i talenteve muzikore ne bote, nga Simon Cowell, po kerkon fenomenin shqiptar ne muzike.

Sezoni I pare I “X Factor” filloi ne Britanine e Madhe ne shtator te 2004 dhe qe nga ai vit, ka qene gjithmone formati HIT. X Factor eshte formati me I madh dhe me I famshem televiziv per talentet e kenges ne te gjithe boten dhe aktualisht eshte ne transmetim ne gati 50 shtetet te botes, duke u renditur si programi me I ndjekur absolut ne Prime-Time ne secilin vend. Ne Mbreterine e Bashkuar sezoni I 7-te arriti nje shikueshmeri absolute, plot 45.1 milione shikues dhe kjo do te thote 78.7% e popullsise totale britanike.


STRUKTURA E FORMATIT:
X factor eshte nje program qe synon te promovoje talente te reja ne muzike.
Quhet X factor sepse cdo talent ka nje element X qe e ben ate origjinal, te vecante e te diferencuar nga njerezit e zakonshem.
Versione origjinale te formatit jane shfaqur me sukses ne Angli,Danimarke, Hollande, Itali, Spanje, Greqi, Portugali, Indi, Kolumbi, Angli, se fundmi edhe ne Amerike etj…

Konkurentet ndahen ne 4 kategori:
15 –25 djem
15 – 25 vajza
Mbi 25 vjec
Grupe

X Factor ka 5 faza:
Faza 1: Audicioni I Producenteve (Ky audicion vendos kush do te kendoje perpara panelit te jurise).
Faza 2: Audicionet me anetaret e jurise
Faza 3: Boot camp
Faza 4: Vizita ne shtepite e anetareve te jurise
Faza 5: Live shows (finalet)

X Factor eshte nje format I krijuar nga Simon Cowell me kompanine “Syco”, partnere e gjigandes “FremantleMedia”.
Fiton cmimin si “Best Comedy Entertainment Programme” ne “British Comedy Awards” 2005
Ne 2005 dhe 2006 ne National Television Awards fiton cmimin “Most Popular Entertainment Programme“
Ne 2007 ne National Television Awards fiton cmimin “Most Popular Talent Show“
2009, The X Factor fitoi "Best Talent Show" at the National Television Awards

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Kanali

Youtube

Profili

Facebook

Profili

Twitter

Shto profile

të tjera