>
BIOSHQIP
Biografia
Kompeticionet e ndryshme muzikore duket se janë një sfidë me vete për Xheisarën. Që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Ka qenë gjithashtu një konkurrente e spikatur në “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”. Është hera e dytë që merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në kategorinë New Artist. Në vitin 2016 Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t`u votuar nga këngëtarët gjysmëfinalistë.

E veçanta e artistes së re, është talenti i saj për të bërë edhe muzikë rep dhe ajo ka paralajmëruar se projekti i saj i radhës do të jetë në këtë zhanër. Në këtë mënyrë Xheisara do të bëhet një nga të paktat artiste shqiptare të momentit që bën rep.

Në vitin 2014, Xheisara merr pjesë në The Voice Of Albania 4.

Në vitin 2015, Xheisara merr pjesë në X Factor Albania 4.

Në vitin 2016, Xheisara merr pjesë në The Voice Of Albania 5.

Më datë 16 Qershor 2016, Xheisara publikon videoklipin "Rri Sa Ma Larg". Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda.

Në Shtator 2016, Xheisara merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "1soj Te Dy".

Më datë 5 Gusht 2019, Oreta & Xheisara publikojnë videoklipin "Mashala". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, ndërsa teksti u shkrua nga 2 Step & Egzona Ademi. Videoklipi u prodhua nga kompania ND Film Pro.

Në Shtator 2019, Xheisara merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Si Me T`lon".

Më datë 26 Mars 2021, Xheisara publikon videoklipin "Tjetra".

Në Qershor 2021, Xheisara merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Tjetra".

Më datë 17 Maj 2022, Xheisara publikon videoklipin "Pe Lojna". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Buci (TiKTaK).

Më datë 23 Korrik 2022, Xheisara publikon videoklipin "Fijet E Zemres", në bashkëpunim me Krenar Seitin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gramoz Kozeli.