Më mbaj mend (për 1 muaj)

Xheladin Hamza
  • Vendlindja:
  • Rahovec 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 68 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 3 Gusht 1952
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♌ Luani
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  4

Xheladin Hamza është shkrimtar. Në fëmijëri të hershme në moshën tre vjeçare mbetet pa një prind, pa babanë. Ritet në kushtet shumë të vështira të jetës. Pas mbarimit të shkollimit punësohet në Kuvendin komunal në Rahovec, në Drejtorinë për financa dhe buxhet. Në fillim të viteve të nëntëdhjeta si shumë shqiptarë të tjerë edhe poeti largohet me dhunë nga puna. Pas çlirimit sërish aktivizohet në Kuvendin komunal në Drejtorinë për financa dhe buxhet. Krahas punës dhe detyrave profesionale ai merret edhe me shkrime letrare dhe përkthime.

Në vitin 2005 botoi librin e tij të parë PSE TRËNDAFILAT ÇELIN si dhe përkthimin në gjuhën shqipe DUAJA E KUMEJLIT (LUTJA E KUMEJLIT) të Imam Aliut. Në vitin 2008 botoi librin e tij të dytë të titulluar NGJYRAT E SHKËLQIMIT. Në vitin 2012 botoi përmbledhjen poetike HAPAT E MI dhe tani përmbledhjen poetike UDHËTIMI MISTIK të cilin e keni në dorë është libri i tij i katërt. Me këtë libër XheladinHamza argumenton dhe na bind se opusi i tij letrar është një ngritje si në aspektin letrar ashtu edhe atë meditativ. I janë botuar edhe disa poezi në revistën VEPRA – revistë edukative, kulturore dhe shkencore nga shtëpia botuese FURKAN ISM me seli në Shkup Republika e Maqedonisë.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet