TEKSTESHQIP

Xhelil & Bekim Havziu
Vëllai Im
Lyrics

Po i shkru'j k'to fjal prej zemre
Për ty vlla që sjeton ma
Për çdo dit e lus Allahun
Në Xhennet me ty me u pa

Sa shumë qava, kur ti shkove
Prej dynjasë kur je largu
Ah mor vlla sa u mërzita
Zemrën krejt ma kpute mu

JAM MËRZIT O VLLA PËR TY
SE N'DYNJA MA S'KA ME T'PA
LUS ALLAHUN T'NA BASHKOJ
SE N'XHENNET MA NDARJE S'KA

Ditën kur ti u largove
Se ç'mu shuan diell e hanë
Bana sabër hatri i Zotit
Fjalt e Tij unë i kam than

O Allah Ti na krijove
E tek Ti kemi me u kthy
Por s'mu nda dhimbja prej zemre
Shumë kanë lotu kta dy sy

JAM MËRZIT O VLLA PËR TY
SE N'DYNJA MA S'KA ME T'PA
LUS ALLAHUN T'NA BASHKOJ
SE N'XHENNET MA NDARJE S'KA
INFO
Autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, teksa këngën e orkestroi Ardian Kastrati. Nuk mund të nënvlerësohej një aspekt kaq i veçantë, ndaj, produkti muzikor në fjalë u prezantua tek audienca e gjerë i punuar tejet mirë edhe me videoklip, i cili është publikuar online me datë 21 Dhjetor 2023 dhe direkt pas publikimit u prit shumë mirë.