Biografia
Studimet e larta në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës në vitet 1970 - 1974. Nga viti 1974 deri 1993, ka punuar nëpër shkolla te disa fshatrave si mësues gjuhe dhe letërsie në arsimin 8-të vjeçar. Pas ndryshimit te sistemeve, në vitin 1993 është ftuar të fillojë punën si nëpunës pranë bashkisë Fier deri në vitin 2000. Në vitet e punës si mësues, botoi librat e parë më poezi dhe prozë. Në vitin 2000 del në pension të parakohshëm, duke iu kushtuar tërësisht letërsisë. Në vitin 2006 ka shkuar pranë fëmijëve në SH B A dhe jeton në Boston.
Është autor i dy vëllimeve me poezi, dy poemave, një novele dhe kater romaneve, (njëri në poezi). Pas dy romaneve të suksesshëm të tij ne prozë; "Gjenerali i dy mbretëreshave" dhe "Pengu i zemrës së lënduar", tashmë me përvojë, na dhuron romanin e tij të tretë në prozën e gjatë "Fate në udhëkryq". E veçanta e këtij romani është, se ndryshe nga e gjithë proza e tij e mëparshme, të cilën e ka me temë nga e kaluara historike, ky roman përshkruan ngjarje bashkëkohore, që autori i ka njohur gjatë jetës së tij, në regjimin totalitar e postkomunist, deri në ditët tona.