Biografia
mesëm i kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Beogradit në
vitin 1968. Paralel me të absolvoi edhe në degën e stomatologjisë të po këtij universiteti.
Xhemili ka filluar të merret me shkrime letrare kur ishte gjimnazist. Qysh atëherë kishte filluar
të shkruante vjersha, tregime dhe drama. Gjatë studimeve ishte aktiv në grupin letrar dhe
muzikor të Shoqatës së njohur të atëhershme të Studentëve Shqiptarë të Universitetit të
Beogradit me emrin "Përpjekja". Pas kryerjes së fakultetit filloi të jepte mësim në Shkollën e
Mesme të Mjekësisë në Prizren. Në vitin 1973 nis punën në Klinikën e Urologjisë të Universitetit
të Prishtinës. Specializimin e urologjisë e kreu në Spitalin "Rebro" të Zagrebit. Më 1986 mbron
tezën e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me titull "Kontributi
në etiologjinë e nefrolitiazës – studim kliniko-epidemiologjik në rajonin e Kosovës" dhe
avancohet në gradën e doktorit të shkencës së mjekësisë.
Prof. dr. Xhemil Bytyçi ishte për shumë vjet pedagog i rregullt i Fakultetit të Mjekësisë të
Universitetit të Prishtinës me gradën më të lartë – profesor ordinar. Prof. dr. Xhemil Bytyçi
është njëri ndër urologët më të njohur të Kosovës. Është i frytshëm në punën pedagogjike,
shkencore e klinike. Ka marrë pjesë në shumë kongrese, seminare e simpoziume shkencore të
karakterit kombëtar e ndërkombëtar. Ka të botuar mbi 110 artikuj, kumtesa, studime e punime
2
në revistat e specializuara profesionale nga fusha e urologjisë dhe e kirurgjisë. Në këtë
institucion mjekësor dhe arsimor punoi deri në kohën e pensionimit në vitin 2006. Edhe pas
pensionimit vazhdoi ta kryejë me kompetencë të plotë etike-profesionale punën e mjekut
specialist-urolog në Klinikën private "Uropriz" të Prizrenit dhe ende vazhdon punën si profesor i
urologjisë në Spitalin privat "Aloka" dhe në Spitalin Special Urologjik "Vita – Hospital" në
Prishtinë.
Nga krijimtaria letrare deri më tani i janë botuar përmbledhje me poezi dhe drama.
Përmbledhja e parë "Dëgjoj shushurimën" i është botuar më 2007, "Zjarr i lënë në harresë" më
2008, "Fijet e fjalëve" më 2009, "Rreze yjesh" më 2010. Më 2011 boton dramën "Martesa", të
cilën e kishte shkruar më 1960. Në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë, në SHBA, në Shtëpinë botuese "Amazon" botohet përzgjedhja e 100 vjershave të tij
në përmbledhjen me titull "Në brendinë e fjalës". Më 2011 disa poezi të tij përkthehen dhe
botohen në Varshavë në gjuhën polake. Në 2014 ka botuar përmbledhjen me poezi haiku të
titulluar "777 haiku – shtigjeve të shpirtit". Në vitin 2015 po ky libër me haiku i është botuar
edhe në "Amazon". Xhemil Bytyçi po ashtu është prezantuar me një numër të konsiderueshëm
të poezive në gjuhën angleze në "Antologjinë e poezisë botërore". Më 2015 është botuar
përmbledhja me tri drama "Gjurmët e shpirtit të heshtur", "Kontejnerët e qytetit tim" dhe
"Sokrati i vuajtur". Në vitin 2015,Xhemil Bytyçi, si përfaqësues i Kosovës me poezitë e tij është
përfshirë në antologjinë e poezive të poetëve botërorë të vitit 2015, në librin "World Poetry"
Yearbook 2015 të editorit Zhang Zhi nga Kina.
Përmbledhja me poezi lirike e tipit japonez tanka e titulluar "Vallëzim yjesh" është libri i nëntë i
botuar më 2016. Në vitin 2016 bëhet anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin
2016 boton përmbledhjen e dytë me poezi haiku të zhanrit japonez me titull "Shkëndijat
magjepse të shpirtit" dhe ky është libri i tij I dhjetë. Në vitin 2017 boton përmbledhjen e radhës
të titulluar "Farfurimë yllësie" po ashtu me 501 poezi haiku.
Xhemil Bytyçi, prej 17 deri me 20 shtator të vitit 2017 merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të
Poezisë "Mihai Eminesku " në Craiova të Rumanisë, ku fiton edhe çmimin e artë për poezi. Në
tetor të vitit 2017, me iniciativën e Shoqatës së Shiptarëve të Rumanisë në Bukuresh, botohet
libri me poezi të përzgjedhura me titull "Lotët e liqenit" dhe ky është libri I tij i dymbëdhjetë i
radhës. Po ky libër përkthehet në rumaisht dhe në gjermanisht. Në mars të vitit 2018 merr
çmimin meritor për poezi prej Shoqatës "Naji Namann" të Bejrutit.
Më 2018 është prezantuar me poezi në antologjinë botërore në librin "World Poetry Yearbook
2018" të editorit Zhang Zhi nga Kina, ndërsa në vitin 2019 është prezantuar në antologjinë
botërore "Contemporary International Poetry" të botuesit Lai Tingjie dhe Zhang Zhi. Në 2019 po
ashtu ka botuar librin "Në mbretërinë e yllësisë" në Bukuresht, librin "Zukamë -The drone" me
poezi haiku shqip dhe anglisht, "Gugatje pëllumbash - Doves Babble" me poezi haiku,
3
"Psherëtimat e zjarreve", librin "Shqiponjat vallëzojnë - The Eagles Dance", përmbledhje me
poezi haiku.
Në mitingun e poezisë "Ora e Pavarësisë" më 17. shkurt 2020, në Prizren fiton çmimin e parë
për poezi. Po ashtu në fillim të vitit 2020 fiton edhe katër çmime meritore për letërsi dhe poezi
siç janë:
1. Word English Wraiter’s Union-International Indian award nga India;
2. World Literature Academy - World Poets Asosiation, Grai Romanesc-Rumania;
3. Reconocimento al Merito Cultural "L’izola Felice" Assosiatione cultural dhe
4. Udruženje književnih prevodilaca Crne Gore - Nagrada za književno stvaralaštvo.
Në fillim të vitit 2020 boton librin "Zraci mog sunca" me poezi haiku. Po ashtu këtë vit boton
edhe dramat me titull "Valet e jetës – Trilogji",pastaj libri me poezi ‘’ Loja e hijeve’’,Kurorë
trëndafilash’’poezi haiku, ’’Hënë dëshmitare’’poezi haiku, ’’Flatrat e arta’’poezi haiku, ’’Vegimet
e verbuara’’libër me poezi haiku.Ky është libri i tij i 26-të i botuar i radhës. Është mjaft i
frytshëm në krimimtarinë letrare. Në dorëshkrim ka drama, poezi dhe poezi haiku të pabotuara,
ndonëse të gatshme për botim.