A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Loti I Argjend

Loti i argjend pikoi nga lastari
Dhe lulja në saksi këputi petalin,
Hëna mes yjesh vështrimin e ndali
Vajza sykaltër veten pse shmangu?!

Ju vite me shtërngata ku shkuat?
U tretët si kripë e u bëtë vesë,
Qetësisht u larguat si gjethi i thatë
Tek trungu i pemës aty ndaluat.

Ndaloni një çast trokitni prapë tek unë
Pse jo,ta di mos ndaj zotit kam bërë mëkat,
Ah, jo kjo jetë qenka vërtet si ëndërr
Pastaj,sykaltra puthi dritën e hënës.

Ç’kërkon tjetër moj mike nga unë
Tingujt e petaleve përsëri u zgjuan,
Dhe loti i argjend pikoi në rrënjë
Prapë lastari i jetës po rritej ngadalë.

- poem written by Xhevahir Cirongu


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019