TEKSTESHQIP

(1925-2009)

Biografia
Xhevdet Hafizi këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare shkodrane, mban titulli "Artisti i Merituar", e nisi karrierën në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Më pas u aktivizua në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Dueti i tij me këngëtaren Luçie Miloti është në kujtesën e mbarë shqiptarëve me këngën "Kur prendon dielli". Ai ka kënduar edhe në duete të tjera me Naile Hoxhën e Florinda Gjergjin. Këngë të kënduara prej tij janë "O bylbyl" apo "Tri vjet që u deshtme bashkë". Xhevdet Hafizi renditet ndër këngëtarët më të njohur të këngëve qytetare shkodrane. Bashkë me familjen, ai jetoi në Tiranë që nga viti 1945. Xhevdet Hafizi është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare.
Komente 2