Se gjaku nuk bëhet ujë dhe se fëmijët të cilët lindin në mërgim nuk është patjetër që të harrojnë origjinën e tyre shqiptare, më së miri e dëshmon 24 vjeçarja Xheneta Zuzaku - Xhinxha, një shqiptare e lindur në Zvicër, nga dy prind shqiptarë të cilët para 3 dekadave kishin marë rrugën e mërgimit për një jetë më të mirë. Me origjinë nga Gjilani i Kosovës, ka lindur dhe jeton në Zvicër ku punon si zvicrane, ndërsa me një fanatizëm të pashoq jo vetëm që e ruan, por edhe e kultivon kulturën shqiptare.Ajo jo vetëm që nuk e ka kompleks, por madje thotë se mburet me profesionin e saj si infermiere, e punësuar aktualisht në një shtëpi për kujdesin e pleqve, ku ka arritur të fitojë edhe pozicionin e shef së ndrimit të natës. Por puna e saj e lodhshme dhe pa gjumësia e natës nuk paraqet për të pengesë dhe motiv për më shumë gjumë. Përkundrazi, ajo shfrytëzon pjesën e ditës për të kultivuar kulturën shqiptare edhe atë në shumë disciplina të artit, muzikë, aktrim dhe vallëzim. "Aktrimi" quhet grupi teatral i shqiptarëve në Zürich ku Xheneta shfaq talentin e saj tanimë si një profesioniste e aktrimit.