Biografia
Ndërkohë, në biografitë e saj profesionale përshkruhet si aktorja amerikane e pornos, por që ka lindur në Shqipëri më 16 nëntor të vitit 1990. Ajo u vendos në SHBA kur ishte 14 vjeçe dhe u pëlqye për bukurinë natyrale. Është brune dhe 1,70 m e gjatë, e ka si veçanti tattoo-të e shumta dhe piercing që mban në trup. Në industrinë e filmave “hard” ajo ka punuar për Wicked Pictures, Evil Angel and Bang Productions.
Alby jeton në Miami Florida prej vitesh ku është përfshirë në industrinë e seksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Origjina e saj është e përzier, shqiptaro-kubaneze dhe ka filluar performancat e saj në filmat hard në vitin 2013. Rydes ka tatto të ndryshme në trup, si mbante piercing në gjoks. Por ajo hoqi dorë nga roli i aktores në filmat me pullë të kuqe, për t’iu dedikuar familjes së saj.
Në vitin 2018, ajo zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë, teksa publikoi foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur në javën në javën e 33 të shtatzënisë. Pornostarja e njohur Alby Rydes, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë. Gjatë një bisede me këngëtarin Blero në Big Brother Vip Kosova, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj. “Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”. Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes.
Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet. Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit. Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur.
Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”. Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndiqnin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndiqte mes shumë të interesuarve djemve VIP.
Ndërkohë, Liberta Spahiu, e cila është një romancë me Flori Mumajesin, ka publikuar në atë kohë një shkrim argumentues, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër. Në shkrimin në fjalë thuhet: “Pas një qetësie të ‘frikshme’, marrë shkas nga një distancim i Flori Mumajesit nga rrjetet sociale dhe aktivitetet në karrierë, emri i tij u lakua për diçka që më së paku pritej. Portalet raportuan se kantautori i njohur shqiptar po bëhet baba, më besoni ose jo, me pornostaren Alby Rydes. Pornostarja shqiptare me banim në Amerikë po pret një vajzë dhe tani për tani është në javën e 34-t të shtatzënisë. Por, a është Flori Mumajesi babai? Këtë s’mund ta themi me siguri, mirëpo kalendari nuk na mbështet në këtë konstatim”, citohet nga shkrimi i “Prive”.
“Kantautori ka marrë rrugën drejt Amerikës në fund të muajit maj me koncerte, teksa Alby ishte rreth 12 javëshe shtatzënë. Në periudhën kur Alby ka mbetur shtatzënë (fundi i shkurtit/fillimi i marsit), ajo ka vazhduar të jetë në Amerikë teksa në po të njëjtën periudhë, Mumajesi ndodhej për koncerte në Europë. ‘Prive’ ka tentuar të marrë koment edhe nga protagonistët e këtij raportimi për ta konfirmuar apo mohuar, mirëpo nuk ka marrë përgjigje të paktën deri tani”, ndërkohë që nuk merret parasysh fakti që mund të ketë udhëtuar pornostarja drejt Shqipërisë, Kosovës, apo ndonjë vendi të Europës për t’u takuar me Florin.
Alby Rydes u bë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” dhe u shfaq në klipin prezantues e veshur me të brendshme të zeza dhe geta me rrjeta, teksa bënte lëvizje provokuese. Gjithashtu në një moment, pornostarja mban pranga në duar. “Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”
Ajo publikon shpesh foto erotike dhe provokuese në profilin e saj në Instagram, ku ka ekspozon pjesët e saj intime. Ajo si një nga femrat më të nxehta të kësaj industrie dhe e veçanta e saj është se në çdo pjesë të trupit ka të realizuar nga një tatto, madje edhe në pjesët intime, ku jo çdokush e ka guximin ta bëjë. Në një intervistë të realizuar nga mediat e huaja, Alby është pyetur se çfarë shijon më shumë gjatë realizimit të skenave pornografike. Në bisedën pa asnjë kompleks, Alby ka pranuar se më shumë shijon skenat me femra: “Më pëlqejnë shumë skenat që realizoj me femra, aksionet lezbo më ndezin fare, edhe pse për mua nuk janë më pak të rëndësishme ato me meshkuj’’.