>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur më 17 Nëntor 1994 në Vau-Dejës (Shkodër) është një këngëtare që frekuenton rryma të ndryshme të muzikës vokale vendase dhe të huaja. Xhuli Pjetraj është një artiste e re që në CV-në e saj muzikore numëron plot pjesëmarrje në festivale të ndryshme në Shqipëri, duke nisur nga më i fundit; edicioni i 60-të i “Fest RTSH”, me këngën “Baladë”. Gjithashtu Xhuli ka qenë finaliste në “X Factor Albania 3”, pjesëmarrëse në “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë” që në fëmijëri; në “Festivalin Folklorik të Gjirokastrës” në vitin 2009 dhe 2015; pjesëmarrëse çdo vit në: “Pranverë me Kangë”, “ Koncertet Verore”, “Festivali i Muzikës Moderne” dhe për të 6–tin vit radhazi në Festivalin e Krijimtarisë së këngës qytetare “Luleborë” – Shkodër. Në “Festivalin e Elbasanit” është shpallur fituese e çmimit të Interpretimit më të mirë (duet) në vitin 2015 dhe fituese e çmimit tё parё nё vitin 2016.

Karriera e saj i ka fillesat e saja si konkurrente në spektaklin televiziv për te rinj X Faktor ne Tv Klan (2012)

Pas këtij eventi, konkurron në eventin muzikor "Kenga ime" më 4 maj 2014 ne TV Klan, ku konkurron me këngët: "E kujtoj ate takim", "Melodia e zemres".

Ka realizuar edhe nje sërë coverash- këngë shqiptare dhe të huaja- ndër të cilat ajo shfaq veçantinë e zërit te saj shumë të ëmbël dhe të dashur për dëgjuesit. Coveri më i fundit është "Tum hi ho" një këngë indiane- një risi kjo për koverat qe sjellin të rinjtë shqiptar sot,- e cila u prit mjaft mirë nga publiku. (14 Nentor 2020). Disa nga koverat e njohur dhe këngë të reja e të promovuara nga zëri i këngëtares ne fjalë:

Dernière danse - Indila - 9 Janar 2015
S.O.S - Indila- 2 dhjetor 2016
Piece by piece 19 dhjetor 2016
"Sa bukur me u dashtë" 9 prill 2018
"T'i kane lakmi" 10 Tetor 2020 etj..

Në Nëntor 2019, Xhuli Pjetraj merr pjesë në Luleborë 2019 me këngën "Çdo Nate Endem Me Ty".

Në Tetor 2021, Xhuli merr pjesë në Luleborë 2021 me këngën "Pa Fat".

Në Dhjetor 2021, Xhuli Pjetraj merr pjesë në Festivali I 60-Të Në Rtsh me këngën "Baladë".

Në Shtator 2022, Xhuli Pjetraj merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Digju Me Mua".

Në Nëntor 2022, Eldis Arrnjeti & Xhuli Pjetraj marrin pjesë në Festivalin “Luleborë”, Shkodër, me këngën “Nuk ban za“, ku fitojnë cmimin e tretë.