Më mbaj mend (për 1 muaj)

Xhuliana Toçi
  • Vendlindja:
  • Dibër 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Zvicër 
  • Ditëlindja:
  • 28 Tetor
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  108
Këndon kryesisht: popullore moderne

Xhuliana Toçi është këngëtare e njohur. Lindur në Dibër, mbaroi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë ku jetoi e punoi prej 12 viteve deri sa në vitin 2010 u largua për në Zvicër duke ndjekur një master në Komerce Internacionale dhe vazhdon jeton atje edhe në ditet e sotme. Gjatë periudhës që jetoi në Tiranë, është bërë pjesë e disa kompeticoneve, disa herë pjesëmarrëse në ‘Top Fest’, ‘Kënga Magjike’ si dhe festivali i fundvitit në RTSH (nata e të rinjëve).

Pjesëmarrëse në koncerte, në qytete të Shqipërisë. Prezente në netët live të Tiranës. Disa këngë të realizuara dhe me klipe, duke bashkëpunuar me muzikantë të mirënjohur të skenës shqiptare si Bojken Lako, Fabian Asllani, Gjergj Jorgaqi e Drini Ishmaku. Këngët e saj janë të stilit rock. Në Zvicër po ashtu është bërë pjesë e netëve live si në ato shqip edhe në ato me repertor të këngëve të huaja, por në një moment vendosi të shkëputet nga muzika për t’ju përkushtuar studimeve.

Kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe pasi nuk mundi të shkëputej vërtetë nga muzika, u rikthye por me një tjetër zhanër të muzikës, sipas saj shumë dashamirë dhe dhe fansa të muzikës popullore kishin dëshirë të dëgjonin vokalin e saj në këtë zhanër të muzikës, duke parë këtë si sfidë me vehten e saj vendosi të realizojë si fillim një album me Covers, këngë të vjetra popullore të përzgjedhura me shije të hollë.

Me pas vjen projekti i rradhës me këngë të kompozuara enkas për vokalin e saj, 10 këngë të realizuara tek NP-Records studio Shkup Pleorat Gashi dhe Nusret Asani, me tektse shumicën nga Vullnet Salihu, por edhe një baladë me tekst nga Senka Nuhiu, d cila do ti vi se shpejti e shoqeruar me videoclip

Dy prej këngëve me tekst të Vullnet Salihut, tashmë janë shoqëruar me videoklip të realizuar nga Max Production, të cilat sapo janë publikuar në Folk+ dhe BBF TV, në rrjetet sociale po ashtu. Së shpejti do të realizohen edhe klipe të tjera.

Në Prill 2006, Xhuli merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Falje".

Më datë 29 Prill 2007, Xhuli publikon videoklipin "Per Ato Qe S'i The". Me këtë këngë, Xhuli merr pjesë në Top Fest 4 në vitin 2007.

Në Nëntor 2007, Xhuliana merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Dhe Sa Koh".

Më 11 shkurt 2008, Xhuli merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Kujtime".

Më 24 Mars 2009, Xhuli merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Hena Pa Ne".

Më datë 15 Shkurt 2010, Xhuli & Bojken Lako publikojnë videoklipin "Besoj Ne Horizont". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bojken Lako.

Më 8 Nentor 2016, Xhuliana publikon këngën "Të tjerët", prodhim i Gjergji Jorgaqit. Më 26 Korrik 2020, kjo këngë vjen me një orkestrim të ri nga NP- Records Studio Shkup, Pleorat Gashi & Nusret Asani. Video është realizuar në Shkup nga Betim Berisha.

Në vitin 2020, Xhuliana Toci publikon albumin "Këngë Popullore (Covers)".

Më datë 26 Shtator 2020, Xhuliana Toci publikon videoklipin "Ku K'non Xhuli". Teksti i këngës u shkrua nga Vullnet Salihu dhe orkestrimi nga NP-Records Studio Shkup, Nusret Asani & Pleorat Gashi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 9 Tetor 2020, Xhuliana Toci publikon videoklipin "Mbi Fatin Shkele". Teksti i këngës u shkrua nga Vullnet Salihu dhe orkestrimi nga NP-Records Studio Shkup, Nusret Asani & Pleorat Gashi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 13 Janar 2021, Xhuliana Toçi publikon videoklipin "Vrave Dashurine".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Kanali

Youtube

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:



Komente mbi këtë artist