TEKSTESHQIP
Biografia
Xhuljano Myrteza lindi më 12 prill 1995 në qytetin e Ersekës, Shqipëri. Ai kreu arsimin fillor dhe të mesëm në qytetin e Korçës. Muzikën e nisi që në moshën 12-vjeçare, kur shkroi tekstin e tij të parë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, XhuljanoMyrteza u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe shërbeu për tetë vjet në Forcat e Armatosura të Shqipërisë në disa pozicione të ndryshme.

Xhuljano filloi të merret profesionalisht me muzikë dhe ka publikuar këngë të ndryshme si "Merlin", "Karma", "Hala" dhe të tjera. Në 7 Gusht 2025 ai publikoi albumin e tij të parë me 8 këngë, i titulluar "Ilegal".

Në janar 2025, Xhuljano Myrteza firmosi një kontratë me studion muzikore Akrecords, duke e formalizuar karrierën e tij në industrinë muzikore.
Komente 0
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}