TEKSTESHQIP
Julio Imeri - Më Harro
Julio Imeri
Më Harro

Për të dhuruar akoma më shumë emocione, ky krijim muzikor është sjellë tek ne i realizuar në prizmin vizual edhe me klip muzikor, video produksionin e të cilit e punoi Dimitra Malliri. Ky videoklip u publikua më 7 Maj 2022. Autor i melodisë dhe autor i tekstit është vetë këngëtari.
Teksti :: Song Lyrics
Më the se doje të takoheshim prapë
Për herë të fundit të më thoshe nja dy fjalë
A thua e kam të thjesht tani qe s'jemi bashkë?
Kjo zemra ime nuk është lojë prandaj rri larg

Jo askush ti nuk të do sa të doja unë
Me plagë më le në shpirt dhe pse t'doja shumë
Pse ike u largove?
Pse zgjodhe t'më lëndoje?
Tani shko

Kthehu pas e më harro
Kthehu pas e më harro

Më the kërkon qetësi
Cfarë ndodhi ta lëmë pas
Por s'e harroj unë shkurtin
Sa dhimbje m'la
Tani cdo gjë është thyer
Falje jo nuk ka
Njëmijë fjalë janë bosh
Një libër është shumë pak

Jo askush ti nuk të do sa të doja unë
Me plagë më le në shpirt dhe pse t'doja shumë
Pse ike u largove?
Pse zgjodhe t'më lëndoje?
Tani shko
Kthehu pas e më harro

Kthehu pas e më harro
Falje mos kërko
Kthehu pas e më harro

VIDEOKLIPE

Komente 0