Xhurim Dema është gazetar dhe prezantues i njohur radio/tv në Kosovë. Filloi në moshën 17-vjeçare si praktikant në radiostacionin e famshëm urbanfm. Përfundoi studimet për gazetari për të vazhduar më pas punën në fushën e respektuar. Në vitin 2012 ai filloi të punojë në Klan Kosova si gazetar në emisionin më të njohur të show biz-it në atë kohë “Prive” duke drejtuar storje disa prej të cilave kanë miliona shikime edhe sot e kësaj dite. Ai vazhdoi të bëhej Kryeredaktor në revistën #Indekspaper, revistën zyrtare të Aeroportit Kombëtar të Prishtinës për të famshëm, për të kaluar më pas në RTVDukagjini me emisionin e tij Reload i cili pati një sukses të madh duke pritur emisione si “Ndrrimi i Nates” dhe “Qyteti Therret”..
Hip hopi ishte një pjesë e madhe e fëmijërisë së tij, duke qenë i rrethuar nga miq reperë dhe shumë producentë, muzika është një pasion i tij. Ai ka qenë DJ personal i reperit të famshëm LyricalSon, dhe gjithashtu anëtar i grupit Gamblemania si MC (hype man). Ai ka performuar në festivale të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri.