Biografia
Programi mbahet në kuadër të aktiviteteve të Fondacionit Dritan Hoxha, dhe përkrahet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.
Programi përfshin një sërë kategorish performuese ku pjesëmarrësit mund të tregojnë aftësitë e tyre. Kategoritë kryesore janë:
Kërcim
Aktrim/Performancë
Muzikë
Këndim
Forma të Tjera të Artit
Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një aplikim, i cili përfshin detajet e tyre personale dhe një video 60-sekondëshe duke performuar në zhanret përkatëse. Pas fazës së audicioneve, ku janë përzgjedhur talentet e rinj të Diasporës Shqiptare, publiku, me anë të votimit online, zgjedh gjysmëfinalistët, ndërsa juria e përbërë nga një panel me figura publike të njohura shqiptare, zgjedh talentet e reja që shkojnë në fazën finale të programit.
Faza fillestare e garës është proçesi i aplikimit. Pjesëmarrësit aplikojnë online duke ofruar informacionin e tyre personal dhe duke dorëzuar një klip video të shkurtër (60 sekonda) që demonstrojnë talentin e tyre. Këto video shqyrtohen nga producentët e shfaqjes për të përzgjedhur pjesëmarrësit për fazat e ndryshme të transmetimit. Programi "Yjet Shqiptarë të Diasporës" prodhohet nga Top Channel. Prodhimi përfshin xhirimin në vende të ndryshme ndërkombëtare,duke lejuar pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme të marrin pjesë dhe të tregojnë talentin e tyre. Producentja ekzekutive dhe skenaristja e programit është Ledja Liku, ndërsa ideator,dhe moderator, është koreografi i mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri. Programi ka ndikuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe në ruajtjen e identitetit kulturor mes brezave të rinj në diasporë. Pjesëmarrësit nga diaspora shqiptare kanë pasur mundësinë të prezantojnë ide dhe projekte përballë një audience globale, duke promovuar talentet dhe arritjet e tyre përtej kufijve të Shqipërisë,Kosovës dhe Diasporës Shqiptare. Ky përfshirje ka bërë të mundur që ata të ndihen të lidhur më ngushtë me rrënjët e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të origjinës.