TEKSTESHQIP
Biografia
Ylli Dervishi, i njohur gjerësisht si Buci, dhe partnerja e tij Verona bënë bujë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, me hyrjen e Veronës për t’i tërhequr vëmendjen Bucit, pasi marrëdhënia e tij me një tjetër banore, Santianën, po i kalonte kufijtë e një miqësie dhe po diskutohej shumë jashtë.

Dyshja i rezistoi sfidave me të cilat u përballën gjatë reality show-t dhe marrëdhënia duket se po shkon në një tjetër nivel, pasi ata po zgjerojnë familjen e tyre.

Kohë më parë, ai arriti të triumfonte në një spektakël të ngjashëm me BBVK-në. Në spektaklin e dytë të “Shpija e Kosovës 2”, fitues është shpallur Yll Dervishi nga Prishtina, i njohur për shikuesit e spektaklit si Buci. Me këtë rast, Buci ka fituar çmimin kryesor, një banesë në Prishtinë, por jo vetëm, pasi që në këtë spektakël shumë të shikuar, ai ka fituar edhe famë.
Komente 0