TEKSTESHQIP

Ylli Baka
Te Shtune E Te Diele
Lyrics

(2 herë)
Këngët mos t'pushojnë,sa drita të dali
Të Shtunën tek vajza more,të Dielën tek djali

(2 herë)
Yjet e mëngjesit,në valle na zunë
Atje ku ka dasëm more, jo ,jo nuk ka gjumë

(2 herë)
Rrjedhin nga gëzimi,burimet e lotit
Te Shtunë e të Dielë janë ditët e Zotit

(2 herë)
Të Shtunë e te Dielë,ditë që nuk harrohen
Se njerëzit një herë, lindin dhe martohen

(2 herë)
Këngët mos t'pushojnë,sa drita të dali
Të Shtunën tek vajza more,të Dielën tek djali

DËRGOI: