TEKSTESHQIP
Fllad Jugu & Ylli Baka - Tane Moj Tane
Fllad Jugu & Ylli Baka
Tane Moj Tane

 Ka mendime se është një balladë e këngës çame. Tana ishte e dashura e yzmeqarit (çobanit), sipas legjendës ata, lidhjen me njëri tjetrin e mbanin me fyell. Pasi e lidhën pas një lisi, çobanin, dhe po piqnin dashin, ky kërkoi fyellin ti binte. Ata e lejuan pa e ditur mesazhin që përcillte...... Në disa variante është parë si një lidhje e vëllait çoban dhe motrës.

- NGA LEGJENDA E TANËS (Motërzime) TANE MOJ TANE

1) Tanë, moj Tanë, ngreu e zgjo babanë, Dhent' na i kanë marrë, Korbecin e vranë, lart në Magërxhin, kërcet një martin, Lazarat ~ Gjirokastër * Magërxhin : Toponim në malin e fshati Lazarat.

2) Ti-ri-ri o moj Tanë Ti-ri-ri, o moj Tanë, Xjuaj nënën, babanë, Se dhentë i muarr e vanë, Në Qafë të Shurit janë, Dash llajushnë në hell e kanë, Qen korbecin në shtrungë e vranë, Dhe mua lidhur me mbajnë, Në marçin kalin e bardhë, Do i gjejnë atje tek janë, Në marçin kalin e kuq, Do i harrijnë në Tërbuqe, Në marçin kalin e zi, S'i harrijnë as në shtëpi. Dukaj ~ Tepelenë
* Në Dukaj Tanën e quajnë edhe Rabihane.

3) Tanë moj Tanë e zeza Tanë, Tanë moj Tanë, e zeza Tanë, Shpejto të zgjuash babanë, Kanë pllakosur kusarë, Te nomeja kanë rarë, Korbecin e prenë në ballë, Dhjetë jataganë i dhanë, Dashnë e zi në hell e kanë, Dhe mua lidhur me mbajnë, Dhentë i muarrë e vanë, Kaptuan edhe Dimale.
Dhërmi ~ Bregdet, Vlorë

*Ne Dhërmi Tana quhet edhe Qiranë.
*Dimale : Dy ujëdhesa të vogla në veriperëndim të Korfuzit, që ndodhen përballë njëra-tjetrës, dhe Dhërmijasit, Vunjotasit etj, i quajnë të dyja edhe me emrin e përbashkët Dimal apo "Dimalte" (Dy malet).

TI RI RI O MOJ MARINË

4) Ti-ri-ri, o moj Marinë, Ti-ri-ri, zgjuaj babanë, Korbecin në shtrungë e vranë, Dhe mua lidhurë me mbajnë, Ngre në këmbë gjithë fshanë, Që t'i bëjmë kasapanë, Gjikë Nuri, iliveri, Shkoi i pari ku qe nderi, Gjoke Dede mjekërshkëmbi, Ja dha te mali te shkëmbi, E mbet vdekur Selim Gjembi, Dhe Gjin e Thanas Gjovula, Me treqind delet sula, U kthyen nga Qafë Kula.
Kudhës i Bregdetit, Vlorë
*Ne motërzimin e fshatit Kudhës të Bregdetit, Tanën e quajnë Marinë.

5) Njohja me varinatin delvinjot të kësaj kënge më nxiti për këtë shkrim si shtesë dhe plotësim i sprovës së mësipërme.

1- Historia e kësaj balade është e koncetruar në tëkstin e këngës, i cili është si vijon:

Tanë o moj Tanë/Ngrehu dhe zgjo babanë

Hajdutët në stan seç ranë/Mua lidhurë më kanë

Qen korbec në shtrug e vranë/Dash' jallush në hell e kanë

Dhënt' i muar edhe vane/Tanë moj e zeza Tanë

6) Në variantin e Zagorisë përmënden disa cilësime për kalin që duhet të marë babai i Tanës për të zënë hajdutët, por pa ndonjë shpjegim llogjik si ;

Në mart-o kalin e bardhë/I arin këtu tek janë

Në mart-o kalin e zi/S'i arin as në shtëpi.

-Në variantin himarjot, vajza quhet Qeranë në vend të emrit Tanë. Po kështu pas vargut ..Dhënt' i muar edhe vanë...vjen vargu identifikues i vendngjarjes që thotë...Kaptuanë Llogaranë

Ndryshimi i emrit nga Tanë në Qeranë ( në variantin himarjot) mendoj se është si pasojë e aktualizimit të këngës në mjediset himarjote.

Faktikisht emri Qeranë është një emër shumë i vjetër në zonën e Himarës, i trashëguar nga periudha të herëshme me shpjegim eemrin e maleve Akrokeraune.

Rapsodi popullor, kur vendosi ngjarjen në zonën e Himarës e pa më të arsyeshme që t'i "himarjotëzonte" edhe emrin heroinës duke i vënë një emër aktual, të kohës dhe të krahinës. Kjo ka patur si qëllim që ta bënte më të afrueshme në mjediset himarjote këngën, por nuk përjashtohet as ndonjë aluzion për ndonjë vajzë reale të zonës në ndonjë ngjarje të përafërt.
- Sipas variantit që këndohej në zonën e Delvinës, Tana ishte e fejuar me një djalë tjetër, që zakonisht rinte te burimi i Gjin Aleksit (c) në Rusan të Delvinës. Bariu që i ra fyellit nuk ishte i fejuari por ishte vëllai i Tanës dhe që i kërkonte ndihmë motrës. Dhe ca më tepër, ai ishte i vrarë nga hajdutët në kohën që Tana dëgjonte melodinë e fyellit. Kjo vërtetohet edhe nga vargu ...Mua të vrarë më lanë...që përmban ky variant. Pra kemi një melodi fyelli ardhur nga bota e përtejme.

Komunikimi i njeriut shqiptar me botën e përtejme është një gjë e zakonëshme në folkloristikën e hershme shqiptare. Por kjo deshmon gjithashtu vjetërsinë së kësaj kënge.

Po ashtu mardhëniet motër-vëlla janë të shpeshta në këngën shqiptare, dhe sa më e herëshme të jetë periudha e ngjarjes, aqë më tragjike janë ato. Madje kjo këngë si dhe legjenda e burimit të Gjin Aleksit kanë në themel të tyre mardhëniet vëlla-motër.
Teksti :: Song Lyrics
Tanë moj Tanë,
ngreu zgjuajë babanë,
Tanë moj Tanë
moj e mira Tanë,
Se dhënt' i morën dhe vanë,
Tanë moj Tanë,
qën Kurbetin na e vranë,
Tanë moj Tanë
Tanë moj Tanë,
moj e mira Tanë,
ngreu e hipja kalit të bardhë,
t'i arrish atje ku janë

Tanë moj Tanë
moj e mira Tanë,
ngreu zgjuaj babanë,
Tanë moj Tanë
Komente 0