Fllad Jugu & Ylli Baka
Kenge Per Celo Mezanin
Kenge Per Celo Mezanin
Këndon Grupi "Fllad Jugu" (solist Begator Llaci; shoqërojnë Ylli Baka, Jonuz Ajazi, Shpëtim Malasi). Nga albumi "Fllad Jugu" (2001).
Kënga e Çelo Mezanit është një këngë popullore polifonike. Kjo këngë shihet si një nga këngët më të bukura të çamëve. Kënga rriti vëmendjen për vlerat shqiptare nga Çamëria dhe historinë e saj.
Kënga u kompozua gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe tregon e vajton vdekjen e Çelo Mezanit, një kryengritës Çam nga fshati i Perdikës (ose Mazreku i Margëlliçit) në Çamëri. Çelo Mezani jetoi nga fundi i shekullit të 19-të dhe ishte kaçak që luftonte kundër osmanllinjve. Spiunë osmanë e vranë me pabesi.
Kënga e Çelo Mezanit përbehet nga tre pjesë dhe këndohet nga dy solistë dhe një grup isoje. U incizua në 1957 në Fier dhe në Skelë, Vlorë, nga refugjatë çamë që ishin zhvendosur në ato vise pasi dëbimit të tyre nga Greqia. Në të dyja regjistrimet nuk ka vegla muzikore dhe kënga është vetëm me zëra.
Kënga ishte në plan të këndohej ne Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në 1973, po regjimi politik e censuroi . Në 1978 u këndua në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës nga një grup këngëtaresh nga Rrogozhina dhe u shoqërua me violinë, klarinetë, llautë and dajre. U pëlqye shumë nga publiku dhe u bë sinonim i muzikës shqiptare çame. Sipas kompozitorit Agim Krajka, kënga ishte një nga mënyrat më të mira për publikun shqiptar që ta njihte më mirë krahinën e Çamërisë dhe historinë e saj.
Solisti i parë këndon duke treguar, kurse solisti i dytë përsërit pjesën e dytë të vargut. Grupi i korit pason zërin.

Teksti :: Song Lyrics
Aman doli djelli ne Mal e Vilë
Qisi Çelua në Harilë (Arilë)
Hajde Hajde, qisi Çelua në Harilë
Hisi Çelua në Harilë
Për të shkretën Pajgorile (Vajrëkimë~Ngushëllim)
Aman Aman, për të shkretën Pajgorile
Mu te pusi Sulejmanit
Pusin e Çelo Mezanit
Aman Aman, pusi e Çelo Mezanit
Kur na ra martinë parë
Çelua na ktheu surranë
Aman Aman, Çelua na ktheu surranë
Kur na ra martinë dytë
Çelua gremisi sytë
Aman Aman, Çelua gremisi sytë
Kur na ra martinë tretë
Çelua u vra me të vërtetë
Aman Aman, Çelua u vra me të vërtetë
Vanë nënës e ja thanë
Se Çelon e kanë vrarë
Aman Aman, se Çelon e kanë vrarë
Mos më thoni këtë fjalë
Se Çelon e kam të gjallë
Aman Aman, se Çelon e kam të gjallë

- Publikimi: 22/04/2013
- Ora: 17:06
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor: Ylli BakaFllad Jugu
Komente 0