Yll Limani u be i njohur per publikun e gjere pas paraqitjes se tij dhe suksesit ne edicionin e pare te reality talent show "The Voice of Albania" ne nentore 2011. "Vendosa te vij tek The Voice sepse mendoj se eshte nje menyre shume e mire per te shprehur ate qe di te bej me se miri dhe se dyti, t'ua vertetoj te kunderten atyre qe dyshuan ne mua" - shprehet Ylli me rastin e vendimit per te qene pjese e ketij talent show. Deshiren per te kenduar thote se e ka trasheguar nga babai, Mufail Limani, i cili eshte pjestare i rock grupit "Minatori". Ne fakt me shume se kaq, Ylli ne paraqitjen e tij te pare ne "The Voice" tregon se muzika trashegohet ne familjen e tij qysh nga stergjyshi, gjyshi dhe se fundmi nga babai. Mirepo talenti i lindur i Yllit per muzike nuk shfaqet per here te pare si 17 vjeqar kur mori pjese ne kete talent show. Sipas tij, prinderit i tregonin se qysh i vogel ka pasur pasion muziken dhe eshte dalluar si femije hiperaktiv. Intezivisht me muzike filloi te mirrej ne klasen e IX-te me postimin e cover-ave ne Youtube, i inspiruar nga historite e shumta te suksesit ne boten virtuale. Ne intervistat e shumta, Ylli tregon se ne fillim kishte njerez qe e benin te ndihej keq me veten e tij dhe zerin e tij dhe qe shume here kishte menduar per t'u dorezuar, mirepo qe fatmiresisht nuk e beri fale dashurise se madhe per muziken. Ai ishte edhe pjese e aktiviteteve humanitare dhe pikerisht ketu ishte afrimi i tij i pare me publikun. Ne The Voice u prezantua me kengen "A drop in the ocean" te Rone Pope (me 11/11/11), dhe vetem pas 1:17 min kendimi i pari qe shtypi butonin per ta kerkuar ne ekipin e tij ishte Elton Deda;pak sekonda me vone te njejten e beri edhe Sidrit Bejleri. Ylli u prit ngrohte nga duartrokitjet e publikut e me se shumti nga fjalet e embla te panelit te trajnereve te cilet u shprehen te emocionuar me interpretimin e tij. Rrugetimi i tij ne The Voice vazhdoi deri ne gjysmefinale te ketij show. Ai ishte ne dyshen e ekipit te Elton Dedes se bashku me konkurenten tjeter, Marsela Cibukaj. Ne fazen e Betejave, Ylli ishte perball Gent Hamzajit me kengen "Resistance" nga rock grupi anglez Muse (me 02/12/11). Performaca e tij dukshem me e mire beri qe trajneri te vendos ta kaloje Yllin per ne fazen e Neteve Live. "Ne jeten time, Voce-i ka ndikuar shume. Njerezit e kane perafersisht nje ide se kush je dhe cfare ben. Kjo eshte nje eksperience e mrekullueshme qe do ta mbaje mend shume gjate." - ishin fjalet e Yllit pasi preku fazen Neteve Live, - "Besoj se te gjithe do te thone se jane te kenaqur qe arriten deri ketu, por une nuk jam. Nuk dua te perfundoje me kaq, dhe besoj se nuk do te perfundoje." Ne anen tjeter trajneri i tij lidhur me pritshmerine e paraqitjes se Yllit ne Netet Live tha: "Ai ka per te dhene frymen e vet, ngrohtesine e vet, origjinalitetin e vet dhe jam shume i bindur se Ylli edhe kesaj here do te jete ne maje". Paraqitja e pare ne Netet Live (me 23/12/11) ishte me nje pop balade te Jason Walker - "Echo". Megjithe performancen e mire, Ylli shkoi ne Sing Off perballe Lusanit me kengen "I'm yours" te Jason Mraz, dhe perkrahja e madhe e trajnereve e sidmos Eltonit beri qe ai te kaloj edhe kete sfide. Performanca e dyte ne Netet Live (me 06/01/12) ishte me kengen e Michael Bubble "I just haven't met you yet" dhe me nje interpretim artisik se bashku me trupen e baletit. Ylli doli te prek zemrat e publikut te cilet e votuan ate per te kalur drejt fazes tjeter. Paraqitja e trete ne Netet Live (me 20/01/12) e sjell Yllin me kengen "Can't help falling in love" e te madhit Elvis Presley. "Ylli vazhdon te jete nje nga konkurentet me interesant qe une e kam ne skuader" ishin fjalet e Eltonin ne klipin hyres. Pavaresisht performances se shume pelqyer nga publikut sidomos nga trajneret, Ylli edhe kesaj here gjendet ne Sing Off perballe Nites me kengen "Whiskey Lullaby" te Brad Paisley, por edhe ksaj here ai shkon perpara per ne fazen e rradhes. Ne performancen e katert (me 27/01/12) ne Netet live Ylli interpreton "Breakeven" nga The Script. "Kam pershtypjen se brenda tij fle nje artist i madh" ishin fjalet e Sidrit Bejlerit pas performances se Yllit, i cili pergjate gjithe javeve ishte bindshem tifoz i tij. Ylli u perball serish me emocionet e forta te Sing Off-it kesaj here kundrejt Fabioles me kengen "Set fire to the rain" nga Adele. Vendimi i Eltonit per ta kaluar Yllin beri qe ai te prek gjysmefinale. Ne gjysmefinale Ylli kendoi "I won't give up" te Jason Mraz dhe per vetem per nje dallim shume te vogel ne vota Ylli nuk arriti te jete finalist. Sidoqofte, Ylli ishte dhe mbetet nje nga konkurentet me dinamik qe The Voice ka pasur. Eskperienca qe Ylli mori nga The voice nuk u la pas dore.
Ai beri te ditur se ka shumë oferta nga producentë dhe kompani për ta marrë atë në menaxhim, por është duke menduar gjërë e gjatë për këtë punë, pasi që karriera e tij është në duart e tij. Ylli shtoi duke thene se te gjitha projektet e realizuara deri me tash jane vetem "nxemje" per planet qe mban per te ardhmen. Perndryshe, Ylli eshte nxenes i shkelqyeshem i gjimnazit "Sami Frasheri" ne Prishtine (gjenerata 2010/2011 - 2012/2013). Ai shprehet i lumtur dhe shume mirenjohes per perkrahjen e pakusht te familjes, shoqerise dhe personave te tjere qe e duan dhe e perkrahin e qe heziton ti quaj "fansa". Ylli eshte femija i dyte (Hana, Ylli, Arti) i nje familje te shendoshe dhe te lumtur qe nuk harron ta permend dashurine qe ka per ta sa here qe ipet rasti. I pyetur shpeshhere per zhanrin qe ai krijon dhe kendon, dhe qe eshte kryesisht balada, Ylli shprehet se ky eshte lloji i muzikes qe ai ndjen dhe cileson muzike te shpirtit, dhe qe pa marre parasysh faktin se cfare kerkon tregu i sotshem, ai kembengule qe muzika dhe krijimet e tij te mos komercializohen. Ylli duket te jete njeri qe don dhe çmon çdo lloj forme te artit te bukur per sa kohe qe eshte origjinal dhe me vlera te verteta. Edhe pse aktivitetet e tij i marrin shume kohe, prape gjen kohen per te lexuar romane te ndryshme; qe duket te jete nje nga pasionet e tjera te Yllit. Ai eshte shume aktiv edhe ne rrjetet sociale ku ka me mijera shoke,ndjekes dhe abonues. Shume i thjesht para tyre shpreh ndjenjat, mendimet, reflektimet dhe ngjarjet e rendomta. Ky ndoshta eshte edhe faktori qe Ylli i veçuar me shume embelsi perkrahet nga moshat e ndryshme. Perkunder fames, sukseseve dhe angazhimeve te kohes se fundit, mesohet se Ylli vazhdon te jete po i njejti me shoqerin dhe rrethin e tij, po qe edhe me rrethin e gjere cilesohet si njeri shume i thjeshte dhe i shoqeruar e mbi te gjitha energjik, i hareshem dhe gazmor. Pa lene anash ne asnje moment kengen dhe te kenduarit.