TEKSTESHQIP

Ylli Limani
Shko
Lyrics

Kokë-ulur ecim pranë kur kalojmë
ka shumë ditë që s'flasim sa shumë.
Kureshtarët pyesin çfarë po ndodhë me ne të dy
s'di si t'ju përgjigjem s'i shoh dot në sy.

Pak nga pak mësohem pa ty të jetoj
por sot sa shumë dua fort të përqafoj
dhe të të them se kurrë, kurrë nuk do t'harroj
më thuaj si harrohen puthjet ëndrrat si t'i harroj

Por nisu shko të lutem shko
dhe mos u kthe më mbrapa vetëm ec vazhdo
por jo me lot ti nisu shko
më jep buzëqeshjen që e desha fortë.

Kokë-ulur ecim pranë kur kalojmë
ka shumë ditë që s'flasim sa shumë.
e shoh se njerëzit heshtin të gjithë sikur e dinë
që dy të dashuruar vranë dashurinë.

Prandaj shko të lutem shko
dhe mos u kthe më mbrapa vetëm ec vazhdo
por jo me lot ti nisu shko
më jep buzëqeshjen që e deshta fort.

Dhe vetëm shko të lutem shko
dhe mos u kthe më mbrapa vetëm ec vazhdo
por jo me lot ti tani shko
se ky është fundi merri hijet fluturo.

Të lutem shko

DËRGOI:
INFO
Melodia dhe teksti është shkruajtur nga Yll Limani.
 Kenga eshte teresisht krijim i tij, si teksti ashtu edhe muzika ishin inspirim i tij nga ngjarjet e se perditshmes. Kënga flet për ndjenjën kur edhe pse e kuptojmë dhe pranojmë që do të duam një person tërë jetën, vendosim ta largojmë nga jeta jonë, sepse prania e tij personi në jetën tonë na shkakton më shumë dhimbje se sa lumturi. Mendoj se fabula e këtij teksti ka bërë që kënga të përqafohet nga shumë njerëz të cilët e kanë pëlqyer dhe përkrahur. "Sinqerisht, ndihem i befasuar me vendimin e bordit artistik të Top Festit. Edhe pse kishte shumë balada që u prezantuan në Top Fest, mendoja se fakti që kënga mbante firmën time, do të ishte një plus më shumë, sepse ideja e Top Festit është të përkrahë artistët e rinj dhe krijuesit e rinj. Gjithsesi, ndihem i lumtur që të paktën kënga është pëlqyer dhe përkrahur dhe po vazhdon të pëlqehet dita-ditës më shumë", është shprehur. Pavaresisht zhgenjimit, Ylli nuk ndalon se punuari. Projekti i rradhes ishte nje bashkepunim i inicuar nga reperi Capital T titulluar "Une", kenge kjo pjese e albumit te kengetarit te lartepermendur, albumit "Kapo". Bashkepunimit u prit mjaft mire nga publiku mandej kjo ishte edhe njera nder kenget me te degjuara te albumit te lartecekur.