TEKSTESHQIP
Ylli Limani - Lart Mbi Yje
Ylli Limani
Lart Mbi Yje

Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse krijimi muzikor është lansuar para audiencës i realizuar nga ana vizuale me një klip muzikor, të cilin e krijoi ASHA. Videoklipi u publikua më 30 Gusht 2012.
 Si zakonisht energjia e Yllit nuk ka te shterur dhe projektet nuk kane te ndalur. Ylli lajmeroi lansimin e kenges qe gjithashtu do te ishte krijim i tij. Kenga "Lart mbi yje" me tekst dhe muzike te vet Yllit dhe me orkestrim te mjeshtrit Florent Boshnjaku, pak kohe pasi u publikua u be e ditur se do t'i behej edhe videoklipi. Dhe ne fakt ashtu ndodhi. Videoklipi ngërthen në vete thjeshtësinë dhe butësinë e këngës, duke qenë kështu një prej videoklipeve më bukur të realizuar ne veren 2012. "Pres që kjo këngë të ketë sukses. Unë tentoj të jem sa më cilësor në krijimet e mia, po ashtu edhe autentik. Kënga "Unë" me Kapon ishte sukses i madh, ndërsa ajo që dëshiroj për "Lart Mbi Yje" është që të pritet sa më mirë dhe që të dëgjohet. Për mua me rëndësi është cilësia në rend të parë, vlera e një projekti, nëse bëhet hit, apo jo, nuk më bëhet vonë", ka theksuar Ylli. Këngën Ylli e ka publikuar pikërisht për ditëlindjen e nënës së tij (zonjes Fatime), e cila si dhuratë e ka dëgjuar e para këngën e re. Por pritja e mire e kenges, klikimet e shumta brenda nje kohe te shkurter, renditja ne vendet e para te top-listave muzikore nuk ishin dhuratat e vetme qe vera e vitit 2012 siguroi per Yllin. Performanca e talentit të jashtëzakonshëm duket se tashmë ka thyer kufinjt dhe ka arritur madje edhe në dorën e vet këngëtarit Rone Pope, me kengen e se cilit Ylli ishte prezantuar per here te pare ne The Voice. Ai ka shpërndarë videon e performancës së Yllit në Voice: "Shikoni Yll Limanin duke kënduar një prej këngëve të mia në Voice of Albania. E shikova në hartë, Shqipëria është pranë Italisë. Tani e di se nga vjen Ylli", ka shkruar artisti i njohur ndërkombëtarisht duke bashkangjitur videon e performancës. Dhe, Ylli si një yll i vërtetë nuk e la pa iu falënderuar këngëtarit amerikan për komplimentin, respektin dhe nderin që i bëri."Jam shumë i lumtur që e ke parë. Është një prej këngëve të mia më të preferuara. Faleminderit që më ke shkruar. Ka domethënie të madhe për mua", është përgjigjur Ylli.
Teksti :: Song Lyrics
Të kanë lënduar të kanë vrarë,
Të kanë gënjyer të kanë sharë
Sa netë pa gjumë me lot në sy
Të premtuan dashurinë e të falën tradhëtinë

Sa plagë në zemër i ke marr?
Më jep një shanc , më jep një shpresë
E kurrë më vetëm nuk do jesh
Ditët pa të, me re me shi

Le të jemi të pa ndarë
Ky qytet le të digjet zjarr
Kur të na shohin ne bashkë !

Le të jemi bashkë
Le të ikim larg
Le të jemi vetëm unë dhe ti
Le të jemi bashkë
Le të ngjitemi lart
Lart mbi yje vetëm unë dhe ti

Por lutem që një ditë
Ti më nuk do të kesh frikë
Për të më thënë TE DUA !
Po jetoj me një shpresë se do zgjohem një mëngjes

Do jesh aty për mua
Se ti , ti nuk e din sa dhemb kur s'të besojnë
Kujt, kujt ja pata borxh këta lotë
Do na vras i madhi Zot po të mos jemi ne bashkë!!

Le të jemi bashkë
Le të ikim larg
Le të jemi vetëm unë dhe ti
Le të jemi bashkë
Le të ngjitemi lart
Lart mbi yje vetëm unë dhe ti

Të kanë lënduar të kanë vrarë,
Të kanë gënjyer të kanë sharë
Sa netë pa gjumë me lot në sy
Të premtoj dashurinë , të premtoj lumturinë

Vetëm ne të jemi bashkë, ne të jemi bashkë
Le të ikim larg, le të jemi vetëm unë e ti
Le të jemi bashkë, le të ngjitemi lart
Lart mbi yje vetëm unë e ti...!!

DËRGOI:
Komente 30