TEKSTESHQIP

(1939-2025)

Biografia
YLLI ZEQIRI ka lindur ne qytetin e PERMETIT dhe fillimisht pregatitet si klarinetist ne banden e marines per 4 vjet. Me vone vazhdoi studimet ne liceun J.Misja Tirane. Ka punuar si mesues muzike dhe me vone shef muzike dhe drejtor i qendres kulturore te femijeve Permet. Mbas kesaj u emerua shef muzike i shtepise se kultures po ne Permet. Ka qene udheheqes artistik i disa festivaleve folklorike dhe i asambleve per femije e te rritur. Puna e tij eshte vleresuar me flamur dhe cmime te para ne rrang kombetar. Eshte dekoruar me urdherin N.FRASHERI dhe vleresuar qytetar nderi i Permetit. Vitet e fundit te punes se tij i kaloi ne gjimnazin S.FRASHERI Permet si mesues histori-gjeografije. Me partnerin e tij te madhin MENTOR XHEMALI dhe mjeshtrin LAVER BARIU e ngriti kengen popullore permetare ne nivelin me te larte te cilat bene jehone brenda dhe jashte ATDHEUT.

Artisti i madh i qytetit të Përmetit Ylli Zeqiri është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka ndarë në mediat sociale edhe kompozitori Vasil Tole, i cili i ka dedikuar fjalë të ndjerë teksa ka publikuar dy foto të grupit. Ndarja nga jeta e Ylli Zeqirit, ose Ylkiut, mbyll një kapitull të muzikës popullore përmetare të pas Luftës së II Botërore, që kulmoi me emrin e Usta Laver Bariut dhe shokët e tij të shquar të sazeve, pjesë e të cilëve ishte dhe Ylli Zeqiri.
Komente 1