Më mbaj mend (për 1 muaj)

28/07/2009 - 28/07/2009
Kinemaja Verore E Lumbardhit, Prizren
/

Në Kinemanë verore të Lumbardhit në Prizren u mbajt edicioni i 21 i festivalit "Zambaku i Prizrenit", i cili në qytetin e bukur të Prizrenit mblodhi qindra adhurues të muzikës së vjetër qytetare. Ky festival i tëri ishte 'live', me ç'rast u interpretuan 14 këngët konkurrente, të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në RTK. Vendin e parë, sipas jurisë, e zuri kënga "Një pikë ujë Prizreni", kompozitor dhe orkestrues Korab Shaqiri, tekstshkrues Ilir Shaqiri, kurse e këndoi Enkela Bisha. Kurse, vendin e dytë e zuri kënga "Një fjalë", kompozitor Valton Beqiri, orkestrues Valton Beqiri, këndoi Hana Cakuli. Vendin e tretë e zunë dy këngë, e ato këngë janë: "Nova Proljeca", me kompozitor Shefqet Hoxha-Sheki, orkestrues: Sh. H - Sheki, teksti Mirsada Alijagic, këndoi Shaqir Ahmeti. Kënga tjetër, që zuri vendin e tretë, titullohet "Dritë e syve të mi", kompozitor Fahri Beqiri, orkestrues Fahri Beqiri, teksti Arbëresha Hajdari, këndoi Fjolla Gashi dhe Denik Prizreni. Pra, fituesja e këtij festivali është këngëtarja Enklea Bisha, e cila mori edhe çmimin "Mikrofoni i artë", si interpretuesja më e mirë. Hana Cakuli mori çmimin e publikut, i cili u nda në bazë të votave të teleshikuesve me anë të sms-ve. Juria ka qenë në këtë përbërje: Reshat Randobrava, Liljana Çvolli dhe Xhevdet Gashi. Producent i festivalit ishte Avdyl Lipoveci, kurse producent ekzekutiv Isa Kurtishaj, ndërkaq drejtor i Festivalit ishte Resul Sinani.


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente 0