Zamira Korançe Poezi
Zamira Korançe

Me Puthi Çamëria

Rrodhën shumë Vite,
Shpërndar Shqipëtarë,
Në zemër na digjet,
malli i Çamërisë.

Na vranë e na prenë,
në zjarr dogjën shtëpitë,
pas kishim rrufetë
shpresë Shqipërinë.

Marr një ditë rrugën ,
e shkel si refugjate,
Çamëri e djegur
nga fshati Ninat.

Dodona e lashtë
lulëzonte nën Janinë
kur s`kishte Elladë,
kur s`kishte Athinë.

Malet e Paramithisë
vështrojnë të brengosur,
zemra e Çamërisë,
ullishte e pasosur.

Më zgjohen prej gjirit
Iliria gjenezë
hyjneshat e Epirit
në Artë dhe në Prevezë.

Hutohem tek varret,
limonat pikojnë,
më pushtojmë të parët
ullishtat vajtojnë..!

Tek u puth emrat
ullishtat kreh stuhia
më pushtojnë zemrat,
më puthi Çamëria..!

- Poezi nga Zamira Korançe


- U dërgua nga jehonashqiptare -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0