TEKSTESHQIP
Biografia
Zef Beka ka lindur më 13 korrik në Tropojë. Ai është nga Tropoja, nga fshatrat e Nikaj Mërturit, por nga fillimi i viteve '90, u shpërngul në qytetin e Lezhës. Zef Beka është një nga artistët e muzikës popullore ndër më të kërkuarit në veriun e Shqipërisë, por edhe në diasporën shqiptare. Ai ka disa dekada karrierë në interpretimin e muzikës së mirëfilltë popullore, duke arritur që të ketë shumë dëgjues në të gjithë trevat shqiptare. Zef Beka është këngëtari i shumë hiteve në muzikën popullore dhe vazhdon të jetë artisti më i kërkuar në dasmat shqiptare. Zefi ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës deri në SHBA dhe Australinë e largët, ku është pritur mjaft mirë nga publiku atje.

Karrierën muzikore e ka filluar që në moshën fëminore, ku rreth viteve 90-të kur ishte në Tropojë ka punuar në pallatin e kulturës “Dardania”. Fillimet e tij në muzikë kanë qenë që në moshë të vogël, por koha bën të vetën kështu që ai ka zbritur nga Tropoja në qytetin e Lezhës, ku ka vazhduar suksesshëm karrierën e tij muzikore. Ai ka pasur shumë bashkëpunime me këngëtarë dhe këngëtare nga Shqipëria dhe Kosova. Ka bashkëpunuar me këngëtaret kosovare Nazife Bunjaku, Flora Gashi, Resmije Krasniqin, Merita Spahiun dhe shumë të tjerë. Ndërsa me këngëtarët nga Shqipëria ka pasur bashkëpunime me Fatmira Breçanin, Dava Gjergjin, Vida Kunorën, Elizabeta Markun, me Gjeto Lucën dhe shumë këngëtarë të tjerë të muzikës popullore.

Ai ka shumë vite që shkon në SHBA për koncerte me shumë këngëtarë të njohur, gjithashtu ka qenë dhe në Australi. Ai ka pasur fatin e mirë të bashkëpunoj me poetët Gjovalin Dushaj, Frank Kodra nga Shkodra, Ramazan Çeka si dhe me kompozitorë të mirë si Edmond Zhulali dhe në Prishtinë Burim Krasniqi.

DËRGOI: