Më mbaj mend (për 1 muaj)

Zef Beka - Princi Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  6

Pyet pranvera sa herë del ee
ku e kan malet njat ylber ee
Po vajton zani bylbylit
ku oshtë Princi o i Mark Avdylit
Tana malet o periher thojnë
mbet dëshmori i kombit tonë *
Po u belisk te guri i pragut *
fllad lirie o n’palcë t’bajrakut.

Shpesh herë hasmi në kto anë
Mark Avdylit oo na i kan thanë
Si po i don t’I njehë kto grada
don flori a pare t’thata
Por kreshniku o n’at kullë guri
jam shqiptarë e fis mërturi
Ju përgjigj me flakë t’barotit
Due lirinë si m’ka dhanë Zoti.

Boll Evropë ke lujtë me ne ee
me kto troje ku kem le ee
Tuj ba hile me vulë t’shtetit
qou shqiptarë deli zot vetit
Qou stërnipi i Kastriotit
Amerikën e kem n’besë t’Zotit
Qou shqiptari i fisit t’vjetër
pa liri s’jetohet tjetër.

Princ Mark Ndrejaj del te prita
qou Ramoc se t’ka ardhë dita
Po ku je o Bedri Shala
tanë vllazninë unë ty ta fala
Le të shemben o kullat tona
e hasmit kurrë o vlla mos ti thona
Fort ma i omel o guri i vorrit
se sa shkjau o n’shteg t’oborrit.

=========================

Pritëm shka o i zi ee
unë jam venali ee
Boll ma nxive qiellin
boll ma ke nalë diellin
Boll ke tha shum zemra
me vorre pa emra.

Me gjysh e stërnip ee
trojet rrjedhin shqipe
Shqip n’ket tokë e gurë *
kam gjuhë e flamurë
T’zot e venit t’parit *
Kan shpirta t’shqiptarit .*

Boll o kopil shkine
na ke vra mas shpine
Jam Ramoc vetima
S’pys për autoblinda
Princ Mark Ndrejaj i qetë ee
Tan ni shkja po vet ee.

Moj Gjakova nanë ee
gjakun ta kom dhanë ee
Aspak s’tu dhimt jeta
kurgja borq nuk t’meta
Ma gzofsh moj Prishtinën
shtetin dhe lirinë ee.

Mbi tokën arbnore
ngrihen përmendore
Princi i Mark Avdylit
me flamur t’shlirimit
Dritë me ba per jetë ee
Princ ti ke me mbetë ee.

Princi i Mark Avdylit
me flamur t’shlirimit
Dritë me ba per jetë ee
Hëëëj
Princ ti ke me mbeetë eee.


Ky tekst u dërgua nga  ArdianGashi



Zef Beka
Publikimi: 12/04/2013


Zef Beka - Princi
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Princi".
3. Video është e këngës "Princi", por nuk këndohet nga Zef Beka.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Zef Beka:


Komente 0