TEKSTESHQIP
Biografia
Ajo ka filluar të merret me muzikë që prej moshës 7-vjeçare. Zhaklina ka marrë pjesë në disa aktivitete muzikore, ndër të cilat dhe në platformat online. I pëlqen gjithashtu të merret me shkrime e të pikturojë, ku ka fituar disa çmime në shkollë. Ëndërron të bëhet kardiologe dhe e flet rrjedhshëm anglishten. Krahas shkollës, ajo ndjek mësime në klubin e produksionit të muzikës, në atë të boksit, si dhe merr mësime kardiologjie prej tre vitesh. Këndimi, për Zhaklinën, zë vendin më të rëndësishëm në listën e pasioneve të saj. Në një intervistë, ajo tha se ëndërron që në të ardhmen të jetë një këngëtare e famshme dhe të bëjë njerëzit të plotësojnë veten me muzikën e saj.
Komente 1