Biografia
‘ZICO TV’ ka investuar në nivele të konsiderueshme, në projekte që pasqyrojnë dhe rrisin vlerat e jetës kulturore në Kosovë, duke u dhënë mundësinë talenteve të rinj të shfaqin aftësitë e tyre në muzikë, kulturë dhe art përmes projekteve, si spektakli ‘ZHURMA SHOW AWARDS’ dhe Festivali ‘ÇELËSI MUZIKOR’ ku marrin pjesë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
'ZICO TV' nga data 2 Tetor 2012, ka nisur i pari si kanal kosovar, transmetimin edhe në formatin më të lartë të figurës dhe zërit, duke nisur kështu një etapë të re në Kosovë të cilësisë më të lartë të transmetimeve në botë, High Definition!
‘ZICO TV’ ka investuar në nivele të konsiderueshme, në projekte që pasqyrojnë dhe rrisin vlerat e jetës kulturore në Kosovë, duke u dhënë mundësinë talenteve të rinj të shfaqin aftësitë e tyre në muzikë, kulturë dhe art përmes projekteve, si ‘ZHURMA SHOW AWARDS’ dhe ‘ÇELËSI MUZIKOR’ ku marrin pjesë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.
Departamenti Kulturor për një kohë të shkurtër në ‘ZICO TV’, ka tërhequr interesimin e shikuesve me programet profesionale muzikorë - argëtues si ‘Mix-Max’, ‘Zhurma’, 'CV', ‘Pa CENSURE’, ‘Top 10 Vip’, 'Best OF', ‘Top 20’ etj. Emisione të reja dhe spektakle janë në përgatitje e sipër për ta bërë sa më argëtues programin.
Departamenti i Lajmeve i ‘ZICO TV’ mbledh dhe prodhon çdo ditë lajme nga vendi dhe bota me përgjegjësinë më të lartë, të cilat transmetohen vazhdimisht përmes kajronit. Prodhimi i lajmeve flesh karakterizohet me paanshmëri dhe gazetari objektive, si dhe respektim të plotë të kodit etik gazetaresk dhe të drejtës për lirinë e shprehjes dhe informimit. Lajmet e transmetuara në ‘ZICO TV’ nuk kanë interes politik, komercial ose personal.
‘ZHURMA SHOW AWARDS’ është spektakël tradicional vjetor i cili mbahet nga viti 2004, ku shpërblehen artistët shqiptarë për të arriturat e vitit në fushën e muzikës dhe videoklipeve. Ky spektakël tanimë ka krijuar karakterin dhe vendin e tij te artisët dhe publiku. Çmimet e ndara në këtë spektakël që mbahet zakonisht në fund të vitit janë të kategorive të ndryshme dhe ndahen nga juria profesionale, si dhe çmimet e caktuara nga votat e publikut.
‘ÇELËSI MUZIKOR’ është festival tradicional me karakter garues që mbahet që nga viti 2006. Në këtë festival, këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora paraqesin këngët e tyre të cilat vlerësohen nga juria. Këngët pjesëmarrëse janë të zhanreve muzikore moderne (rock, pop, hip hop, r’n’b, latino, dance etj) dhe popullore. Paraqitja e këngëve pjesëmarrëse fillon disa muaj më herët ku edhe përzgjidhen këngët që do të marrin pjesë ne natën finale të festivalit.
‘ZICO TV’ ofron mundësinë e publicitetit me cilësi të lartë transmetimi dhe përshtypjen e duhur televizive. Administrimi i hapësirës së publicitetit ofron standarde të larta të shërbimeve përkatëse për të gjithë reklamuesit.