Biografia
Kam kenduar ne 6 festivale tradicionale ne TV Shqiptar, perfshi ketu dhe festivalin e famshem te 11° ku kenga ime u rendit e 4.ta. Ne anketat e Radio Tiranes kam marr pjese 9 here ku jam vleresuar vetem me cmime te para. Kjo rruge e bukur e porsa filluar nga une nuk u pelqeu dy ambienteve ne ate kohe: 1. Ambientit Artistik, ndonje kengetari te fuqishem ne ambienteve politike te asaj kohe, xhelozia ndaj suksesit tim, 2. Politika vete, e cila gjeti te une, te birin e nje kundershtarit te ideve komuniste. Keshtu 3 vjet pas festivalit te 11te. Ne majin e vitit 1975, gazeta me e fuqishme "Zeri i Popullit" shkruajti per mua artikullin me titull:" Te mos ambientohemi me te huajen", ku kritikohesha une per menyren e huaj te rrezikeshme per artin komunist, kjo beri qe karriera ime ne rang kombetar te mernin fund. Pastaj kendova per 20 vjet ne Estraden Profesioniste te qytetit te Durresit ku une jetoja. Gjat ketij intervali kohe ne aktivitetet e festivaleve me thirren shume rralle keshtu kendova ne 3 festivale te tjera te "Pranveres" ku me therriste miku im, i ndjeri Ferdinand Deda (dirigjenti). Pastaj erdhen permbysjet politike, vitet ’90 ku une u shkeputa nga arti pas vuajtjesh dhe lodhjeve te gjata. U mora me rritjen dhe shkollimin e dy djemve, per arsyen qe jemi dhe jetojme ketu ne Firenze. Me ardhjen time ketu, artistet qe jetojne dhe punojne ne ter krahinen e Toscanes me zgjodhen "President te Lidhjes se artisteve dhe shkrimtarve" nje kohesishte ketu kam rilindur dhe nje here, sepse sot e 5 vjet me rradhe po punoj materialet e mija muzikore nder vite ne nje shtepi private discografie (edhe se me mundim te math per gjendjen time ekonomike). Ne nentorin e vitit te kaluar isha i ftuar nga Televioni "KLAN" ne Tirane ku dhash nje concert te sukseseshem. Te kerkoj ndjese per shkrimin e gjate, por vuajtjet e mija ne rrugen e kenges kerkojne te shkruhet nje roman. Kam dhen disa koncerte ketu ne Firenze dhe province, ne Rimini e Torino etj.