TEKSTESHQIP
Zija Saraçi
Romanca Zela

Teksti :: Song Lyrics
Un i vogli ëndrimtar...
dritaren hapja me nxitim,
kur lauresha cicërinte..
sillte poezin..
Tinguj t'ëmbël' nga hapsira,
hynin thell në shpirtin tim..
E ma mëkoi me zën' e bukur feminin.

Un' u rrita e në ç'do ngjarje,
N'jetën time linte shenj',
ç'do këng'e saj..
E madhërishme rrinte hijshëm,
në imazhin tim..
Niste dita, binte mbrëmja..
Un jetoja për ç'do çast,
me zën' e saj..
Në jetën time krejt pa pritur,
diçka e re kish ngjar.

Refreni
Kur sipari hapej lehtas,
fantazia merte krah',
Lauresha niste cicërimin,
me zërin si kristal,
Mijra zemra rrihnin fort,
e mijra njers i shkonin pas..
E pa harruar do të ngel,
atje ne piedestal...

Vitet van..sipari ra',
e bukura koh' shpejt' perëndoi,
Lauresha mbyllur në kafaz,
plagosur cicëron..
Zëri saj, në këtë buz'mbrëmje,
ndër hapsira fluturon..
E përvuajtur ndër vegime,
për atë që shkoi...

Un' u rrita,e në ç'do ngjarje,
Në jetën time,linte shënj',
ç'do këng'e saj,
E madhërishme rrinte hijshëm,
në imazhin tim..
Niste dita, binte mbrëmja..
Un'jetoja për ç'do çast,
me zën' e saj..
Në jetën time krejt pa pritur,
diçkà e rè kish ngjar...

Refreni
Kur sipari hapej lehtas,
fantazia merte krah..
Lauresha niste cicërimin,
me zërin si kristal..
Mijra zemra rrihnin fort,
e mijra njerës i shkonin pas..
E pa harruar do të ngel,
atje në piedestal.

Teksti, Muzika, Aranxhimi dhe kenduar nga Zijà Saraçi.
Firence me 3 mars '09
Komente 0