>
BIOSHQIP

Stine, Jashte Finales Se Top Fest, Por I Pari Ne Youtube

03-06-2012
Nuk ka preferuar te jape nje koment me shume, sesa ai qe vendosur edhe si status ne profilin e tij ne facebook. Ernest Duka (Stine) nuk u klasifikua me kengen "S'di te falesh", ne finalen e "Top Fest 9", qe organizohet neser. Ai ka dhene nje shpjegim, ku shpreh qendrimin e tij ndersa pohon: "Miqte e mi te dashur, duhet t'ju lajmeroj se bordi i 'Top Fest 9' ka vendosur qe une te mos jem ne finale, gjithsesi une nuk harroj t'ju falenderoj te gjitheve qe me keni mbeshtetur ne cdo moment, pasi per mua kjo ka rendesi, pikerisht suporti juaj, ndersa per te tjerat gjykojeni vete". Ai ka pohuar se kenga e tij eshte renditur e para ne baze te klikimeve ne youtube, duke regjistruar mbi 500 mije klikime, nderkohe qe nuk eshte klasifikuar ne finale. Stine rikthehej ne kete gare pas shume vitesh. Ai konkurron edhe me kompozime per kengetaret e tjere. Per Laura Nezhen ka krijuar kengen me titull "Edhe pse gabim", ndersa per Keida Budinin nje kenge me titull "Sa u deshem". Nderkohe qe vargje dhe muzike te ndier ka rezervuar me kengen e tij, duke iu rikthyer keshtu konkurrimit ne "Top Fest 9". Ne kete festival ku mori pjese si kantautor, ai pohoi se vinte me nje kenge dedikuar dashurise se ndier.
(panorama plus)

Stine, Jashte Finales Se Top Fest, Por I Pari Ne Youtube