>
BIOSHQIP

Edhe Stine Demaskon Pazaret Ne Top Fest

12-06-2012
Jane te shumte kengetaret te cilet pas pjesemarrjes ne edicionin e sivjetshem te Top Fest jane shprehur te zhgenjyer nga menyra e organizimit dhe ndarjes se cmimeve. Disa e kane shprehur pakenaqesine me ze te larte e disa e kane komentuar mes miqve, por si kurre me pare, kengetaret e pakenaqur nuk kane pasur frike te deklarojne me ze te larte mbi menyren e padrejte te eliminimit te disa kengeve. Pas Ronela Hajatit, Stine behet i dyti kengetar qe deklaron hapur kete pakenaqesi. Ne faqen e tij ne 'facebook' ai shkruan "Me kete kenge pershendesim Top Lekun qe nuk pranoi Stinen ne finale". Ne fakt kenga e Stines ka qene nje prej me te klikuarave ne 'youtube' duke arritur nje shifer rekord prej 500 mije klikimesh. "Megjithate bordi i Top Fest vendosi qe kjo kenge te mos jete ne finale"-thote Stine, duke lene te nenkuptohet qe cmimet kane qene te shitura.
(bluetooth)

Edhe Stine Demaskon Pazaret Ne Top Fest