TEKSTESHQIP
Biografia
Një prej grupeve muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si dhe disa artistë të tjerë. Kryesisht “2Farm” këndonte muzikë pop dhe hip-hop, e ka qenë një prej bandave muzikore më të preferuara në fund të viteve ’90 dhe fillim të ’00.

Në shumë intervista në të cilat Kastro është prezent, do të përmendet grupi në të cilën ai ishte pjesëtar, madje në 2019 ai paralajmëroi për një rikthim por një datë fikse nuk e dha kurrë, por gjithmonë shprehte se mbante marrëdhënie të mira me anëtarët e tjerë të grupit.

Në muajin tetor, Kastro Zizo i gëzoi të gjithë fansat me anë të publikimit të një videoje me të cilën konfirmoi një këngë dhe album të ri nga ata. Projekte muzikore të cilat mund të rezistojnë për vite me rradhë.

Kthehemi pak pas në kohë, të rikujtojmë se i vetmi festival muzikor në të cilin ata kanë marrë pjesë është “Top Fest 1”, në vitin 2004 së bashku me Elinara Shehun. Disa prej këngëve më të njohura të kësaj bande muzikore janë, “Tradhëtia”, “Shpirt pa jetë”, “Ushtari dhe Bajoneta”, “Dedikim”. Kënga e parë që ata publikuan pas rikthimit ishte pikërisht “Hero”.

Klevis Bega ( Kastro Zizo)
Renan Berati ( Mr Shvejk )
Red Mazi
Komente 0