>
BIOSHQIP

Action Bronson: “Jam Krenar Që Jam Shqiptar”

24-08-2014
Një prej reperëve më të respektuar në SHBA, i cili po bën bujë në Amerikë, Action Bronson, ka treguar edhe një herë se ai është krenar me orgjinën e tij nga Kosova dhe me faktin se është shqiptar. Action Bronson performoi në Royal Arena Festival në Zvicër, ku natyrisht se atë e shoqëroi edhe agjenti i njohur shqiptar, Nexhat Morina, i cili është pjesë e Mos Music Entertainment.



Në cilësinë e agjentit nga Mos Music Entertainment, Nexhat Moina ka ofruar fotografi dhe ka treguar se Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani – ka mbajtur flamurin shqiptar në skenë dhe ka thënë se është krenar që është shqiptar. “Unë kam folur shqip me Action Bronson, ai më tha se dëshiron ta viziojë patjetër Kosovën dhe tha se dëshiron të shkojë në Gjilan, sepse aty i ka lindur babai i tij, Mensuri”.



“Ariani më tha se babai i tij pasi shkoi për të jetuar në Shkup, ka emigruar në Amerikë dhe se ai ka lindur në Queens të SHBA-ve. Ai më tha se nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, por se fmilja e tij dhe shoqëria është nga Kosova”, theksoi Morina për Telegrafin. Ai shtoi se Action Bronson shfaqi një performancë spektakolare, ku kishte dhe shumë shqiptarë nga diaspora që erdhën me flamuj në koncertin e tij.



Telegrafi mëson se më vonë reperi me origjinë shqiptare doli në publik dhe mori flamurin shqiptar në skenë, dhe i tha publikut: “Unë jam Arian Asllani, apo action Bronson Bronsolino. Jam krenar që jam shqiptar dhe që babai im është nga Kosova”. Morina shton se pas koncertit, Action Bronson u largua drejt hotelit me flamurin shqiptar në dorë, e po ashtu tha se do të shihemi së shpejti në Kosovë. Action Bronson ka bashkëpunime me disa reperë të mëdhenj amerikanë, përfshirë edhe Wiz Khalifan.
(Telegrafi)

Action Bronson: “Jam Krenar Që Jam Shqiptar”