TEKSTESHQIP

Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë

23-8-2021
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Flasin Luftar Paja, Jorgo Papingji, Alida Hisku, Prof.dr. Bardhosh Gaçe, Prof.dr. Ago Nezha,
Dr. Neki Dredha etj.

Ditën e shtunë, në Bibliotekën e Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë, u zhvillua ceremonia e
dekorimit të veprimtarit, shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi me titullin "Personalitet i
Shquar i Qarkut Vlorë". Në këtë takim mbresëlënës mirrnin pjesë anëtarë të Shoqatës "Labëria" -
"Nderi i Kombit" dega Vlorë, shkrimtarë, artistë, poetë, intelektualë të të gjitha fushave. Dhe pse
ishte një ditë kur njerëzit janë me pushime, interesimi për këtë aktivitet ishte i madh. Vlen për të
përmendur se nga Tirana kishin ardhur "Artisti i Popullit" Luftar Paja, poeti i shquar Jorgo
Papingji etj. Këngëtarja e madhe Alida Hisku erdhi enkas nga Gjermania dhe  solli një atmosferë
ndryshe në këtë aktivitet specific nderimtarie.
Aktivitetin e hapi kryetari Shoqatës "Labëria" Vlorë z. Ahmet Demaj. Në fjalën e tij ai i bëri një
përmbledhje veprimtarisë publicistike dhe letrare të shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi që në
fillimet e tij. Demaj theksoi se, në mënyrë të veçantë, Albert Zholi ka spikatur në gazetën
"Labëria" dhe gazetën "Telegraf". Intervistat e shumta e kanë indetifikuar atë si një gazetar të
veçantë. Ai vlerësoi punën e palodhur të Zholit si kryeredaktor për mëse 13 vjet i gazetës
"Labëria" dhe autor i rreth 100 reportazheve, vëzhgimeve, intervistave me personalitete të këtij
Qarku. Ai u ndal në veçanti tek vlerësimet që i janë bërë Zholit nga persoanlitete të artit dhe
kulturës si Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Ismail dhe Helena Kadare, Margarita  Xhepa, Luftar
Paja, Reshat Arbana, Tinka Kurti, etj.
Pas tij e mori fjalën Prof. Bardhosh Gaçe:
Veçoj intervistat e tij në "Telegraf"
Ai nënvizoi së pari  rolin e Zholit si gazetar dhe krijues në emigracion. Sipas Gaçes, të krijosh
apo të jesh gazetar në emigracion është një sfidë, është një punë heroike. Alberti është jo vetëm
një gazetar qëmtues por edhe një shkrimtar që ka sjellë figura të rralla të artit në monografi të
ndryshme, theksoi ai. Më pas foli për rolin e tij si gazetar në gazetën "Labëria" dhe në shumë
organe të tjera të shtypit, ku Zholi ka punuar me përgjegjësi dhe përkushtim. Shkrimet e tij në
gazetën "Labëria" dhe "Telegraf" kanë lënë gjurmë te lexuesi. Dh pse salla ishte e mbushur në
këtë aktivitet, vlen për të theksuar qetësia dhe dëgjueshmëria me vëmendje e diskutantëve. Për të
sjellë më qartë atmosferën, po përcjellim shkurt për lexuesin disa nga diskutimet:
Luftar Paja "Artist i Popullit"
Albertin e kam njohur 26 vite më parë në Athinë, në emigracion. Duhet të dini se ai krijoi
Shoqatën e parë shqiptare në Greqi Shoqatën "Vëllazërimi" ku ishte kryetar për disa vjet. Ishte
miku i mirë i Aristidh Kolës, arvanitasit të shquar që na mbështeti në ato momente të vështira të
emigracionit masiv. Si atje, në Athinë, edhe në Tiranë, Alberti ishte  dhe është në çdo aktivitet.
Atje organizonte shqiptarët në mërgim, i ndihmonte, ishte zëri i tyre. Ngrinte zërin ndaj
padrejtësive që u bësheshin emigrantëve. Edhe në Tiranë është kudo ku ka aktivitete kulturore-
artistike, madje  shumë prej tyre i organizon dhe moderon vetë.  Unë i besova monografinë time

2
që ai e realizoi me sukses dhe i jam mirënjohës. Alberti punon me shpirt, i ndihmon të gjithë dhe
pa shpërblim. Për çdo aktivitet, ne thërrasim Bertin. Urime miku im!
Albert Habazaj, studiues, poet
Mund të flas shumë për veprimtarinë e mikut tonë, por sot do ndalem në disa specifika të
krijimtarisë së tij. Së pari, unë do të veçoj skicat letrare të Bert Zholit. Skica plot musht. Të
rrëqethin gjatë leximit, sepse autori zotëron magjinë e fjalës së bukur letrare për përshkrimin
artistik të realitetit. Ai njeh dhe vlerëson ekonominë e fjalës, lakonizmin në të shkruar.  A i ka
botuar ca skica të veçanta si të Nonda Bulkës e ato kanë një ndërtim specifik që të rrëmbejnë.
Njëherazi mund të them se Zholi është intervistuesi më i veçantë në gazetarinë shqiptare.
Intervistat e tij në gazetën "Telegraf" me të gjithë, shkrimtarët, poetët, aktorët, regjisorët,
akademikët, këngëtarët, kompozitorët, instrumentistët apo me intelektualë në shumë fusha e
bëjnë atë të veçantë… Një rol të madh Berti ka dhe në gazetën "Labëria",  që tashmë e ka bërë
gazetën më të lexuar periodike dhe më tej, sepse është zëri i shkruar i Labërisë… Idealizmi i tij
human është një virtyt model për bashkëkohësit dhe brezat që i ngrihen Shqipërisë.
 
Jorgo Papingji, poet
Dhe pse në këtë situatë të vështirë, nuk mund të mos vija për mikun tim Albert Zholi. E kam mik
se është gazetar serioz, i përpiktë, nuk luan apo tjetërson mendimin. Nuk bën lajme për bujë por
mbi të vërtetën. I heshtur, korrekt gjithmonë takohemi dhe flasim për letërsinë dhe gazetarinë.
Miqtë e mi e çmojnë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e shkrimeve të tij. Sot po shoh një aktivitet
ndryshe, një aktivitet shpirtëror, pa stisje, pa sforcime por me fjalë zemre. Shoh intelektualë që
flasin me zemër për atë ç’kanë njohur te Berti. Ai flet pak me fjalë, por shumë me penë. Tek
thjeshtësia gjen virtytin e tij më të lartë….
Dr. Neki Dredha, mjek, poet
Një vlerësim i tillë i takon Albert Zholit dhe ne ndihemi krenarë për punën e tij. E lexoj
vazhdimisht në gazetat "Labëria" dhe "Telegraf" dhe aty gjej gjithë Shqipërinë time. Alberti
është aktiv, i respektueshëm, korrekt, fjalëpak dhe shkruan me përgjegjësi. Puna e tij flet vetë
dhe nuk duan koment. Urime!
Alida Hisku, këngëtare e mirënjohur
Erdha sot nga Gjermania për mikun tonë Albert Zholi. Kam rreth 24 vjet që e njoh gazetarin e
mirë Albert Zholi dhe e them me plot gojën se ai është miku im më i mirë mes gazetarëve. Kurrë
nuk deformon fjalën. Kurrë nuk flet për veten. Sa herë i kërkojmë ndihmë nuk përton. Në
gazetari shpesh herë me ne, këngëtaret luhet me fjalën. Vihen tituj bombastik të shkëputura nga
konteksti, por që nuk përbëjnë thelbin e fjalisë. Shumë herë titujt në gazeta nuk paraqesin fjalën
tonë por dëshirën e gazetarit. Zholi nuk luan me fugurën e artistit por e ruan personalitetin e tij.
Ndaj intervistat me të bëhen shumë të bukura dhe ne i besojmë verbërisht penës së tij. Tani dua
të këndoj me të gjithë ju, në këtë ditë të shënuar të mikut tim këngën time "Vajzat e fshatit tim"
(Ja merr këngës)
***
Më pas folën shumë pjesëmarrës, ku një urim i veçantë erdhi nga përfaqësuesit e Shoqatës
"Shqipëria" me qendër në Athinë. Në fund të takimit, kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetar
"Labëria" - "Nderi i Kombit" prof.dr. Ago Nezha foli për rolin e Albert Zholit si kryeredaktor i
gazetës "Labëria" që solli një frymë të re. Unë Bertin në një nga librat e mi e kam quajtur

3
"Maratonomaku i letërsisë". Por ai dhe në gazetari është po ashtu një maratonomak. Nuk më
mbetet gjë tjetër veçse të lexoj motivacionin e dekorimit:
 Z. Albert Z. ZHOLI
i jepet titulli:
"Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë"
Për kontribut të veçantë si publicist, shkrimtar, skenarist në pasqyrimin e jetës historike
kulturore dhe artistike të Vlorës dhe Labërisë dhe figurave të Qarkut, në shtypin bashkëkohor
shqiptar. Për promovim të letrarëve të rinj brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kryetari Ervis
Moçka.
Në fund të takimit kaq mbresëlënës Albert Zholi theksoi:
Falënderoj tre shoqatat propozuese të nderimit tim: shoqatën "Labëria", shoqatën "Ismail
Qemali" dhe shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve "Petro Marko" që vlerësuan punën time
duke e adresuar te drejtuesit e Qarkut Vlorë. Vlerësimi im është dhe vlerësimi juaj, pasi asnjë
punë nuk bëhet vetëm. Pa miq e shokë çdo gjë është shterpë. Falënderoj gjithë miqtë që ishin
pjesëmarrës, të cilët lanë pushimet për të marrë pjesë në këtë veprimtari kaq të çmuar për mua
dhe pse qarkullimi dhe temperatura nga zjarret në Vlorë është i madh. Falënderoj familjen time
që më lë hapësirat për të kryer veprimtari në interes të Shoqatës apo personaliteteve të ndryshme.
Falënderoj gazetën "Telegraf" që më ka dhënë hapësirat për  një aktivitet të gjerë publicistik si
gazeta e vetme që ka hapësirën më të madhe për letërsinë. Falënderoj gjithë anëtarët e Shoqatës
"Labëria" që ma kënë besuar gazetën "Labëria" për 13 vjet. Ju uroj të gjithëve, mbarësi dhe
mirësi…
 
Botime nga Albert ZHOLI:
1- Ikja e madhe (Publicistikë)
2- Vite emigracioni - tregime
3- Endrrat e mërgimit - publicistikë
4- Kush e "vrau" Amerikën - publicistikë
5- Vajza misterioze - tregime
6- Yjet në Folk Univers - publicistiko - letrar
7- Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë)
8- Hiret e një bjondine - tregime
9- I fundit i komunizmit utopik - publicistikë
10- Me zemër pranë Shqipërisë - publicistikë
11- Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
12- Sekretet e ish - gazetarëve të RTSH
13- Kush e vrau dashurinë - roman
14- Sekretet e ish - gazetarëve të RTSH - vëll II
15- Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve -monografi
16- Mesazhe dashurie (publicitiko - letrar)
17- Një ditë për dashurinë (publicistiko - letrar)
18- Puthje dashurie (publicistiko - letrar)
19- Hase Manaj, në udhët e jetës (Monografi)
20- Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit (Monografi)
21- Reshat Arbana "Artist i Popullit" - monografi
22- Anita Bitri - Nje meteor ne qiellin e kenges shqiptare - Monografi

4

 
Letër e Ismail dhe Helena Kadare dërguar  autorit nga Parisi, pas leximit  të  librit të  tij
"Ikja e Madhe"
Paris, 7 shkurt 1998
I nderuari zoti Albert,
Lexova me  një frymë librin  tuaj "Ikja e madhe" dhe  dua t’ju uroj nga  zemra  për këtë punë  të 
mrekullueshme që  keni bërë, lidhur  me  ikjen, jetën dhe  peripecitë e  panumërta  të
emigrantëve tanë  në  Greqi. Bravo, me  të vërtetë  bravo!
Libri është  shkruar me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të  gjallë, me gjuhë  të
rrjedhëshme  dhe mbi të  gjitha, me një  ndjeshmëri  të rrallë. Për  të  gjithë ne  shqiptarët, kudo
që  gjendemi, ai është  një tabllo  tronditëse  e dramës së dhimbshme  të  shkuljes së shqiptarëve 
nga  trojet e tyre, pas rënies së komunizmit.
Për të gjitha këto, libri juaj, të shkon drejt e në zemër. Ju keni ditur ta përshkruani çdo gjë duke 
mbledhur një informacion të dendur, realist dhe tejet emocionues. Dhe ajo që është për t’u
lavdëruar, është se ju, me këtë libër, keni dhënë një mesazh shprese  për të gjithë ata që kanë lënë
atdheun  në kërkim një jete më të mirë, dhe që mendojnë seriozisht se një ditë  do të kthehen atje,
e do të punojnë për ta ringritur  këtë atdhe të rënë në baltë.

Edhe njëherë urime
Ju përshëndesim
Ismail dhe Helena Kadare
***
Kanë thënë për Albert Zholin:
Albert Zholi është kudo ku ka aktivitete, ku ka aktorë, poetë, shkrimtarë, promovime, redaktime,
përkujtime, regjisorë, art, kulturë dhe i pasqyron ato me nivel të lartë dhe pa asnjë shpërblim. I
thjeshtë, i dashur komunikues, real në të shkruar dhe i saktë në komunikim.  Krenohemi që e
kemi mik dhe i jemi mirënjohës.
Margarita Xhepa "Nderi i Kombit"
Alberti është nga ata shkrimtarë dhe publicistë që mendohet shumë kur shkruan dhe lë gjurmë në
shkrimet e tij. Mbi të gjitha ai është një krijues patriot i madh, aktivist i shkëlqyer ndër të rrallët
në Shqipëri  që ka lartësuar emrin e emigrantëve në Greqi për mëse 7 vjet.
Luftar Paja, "Artist i Popullit"
Krijimtaria e Albertit është mbresëlënëse. Pena e tij është e kujdesshme. Figurat e personazheve
në librat e tij i ka gdhendur me vërtetësi, thjeshtësi, realizëm dhe besueshmëri.
Reshat Arbana "Nderi Kombit"
-Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.
Xhevahir Spahiu
Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e
personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.
Dritëro Agolli

5
Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe
mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Helena Kadare
Krijimtaria juaj të ngërthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në
Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë
cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit
të shkurtër.
Naum Prifti
Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti! I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe
tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -
duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për
tregimet e fuqishme dhe aq të hijshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës,
një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht
me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të
ngjashme me ujvarat që rrjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që
pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që
përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë - hije të Rembrandit!. Meriton fjalë të mira po
ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e motiveve. Mbi të gjitha, tregimet - skica
kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të
hollë në dorë... Përgëzimet më të mira!
Agim Shehu
 
Vlerësime për Albert Zholin:
-Personalitet i Shquar i Shoqatës "Polifonia Shqiptare" - 2010;
-Personalitet i Shquar i Labërisë nga Shoqata Labëria "Nderi i Kombit" - 2016;
- Titullin "Ambasador i Paqes" - 2018;
-"Qytetar Nderi i Tepelenës" - 2019;
-Gazetari i vitit i Kulturës nga Instituti "Cinemania Mania e Kinemasë" - 2019;
- Nderi i Shoqatës "Përmeti" - 2020;
-Nderi i Shoqatës "Vëllezërit Frashëri" Përmet - 2020;
- Gazetari i vitit i Kulturës nga Shoqata "Jehona Shqiptare" - 2020;
-Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë - Gusht 2021
(Albert Habazaj)

Komente 0