Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
3-9-2021
Tek e sheh ashtu si një div, me zërin që bredh furishëm si ndër bjeshkët në furtunë, të duket se ai njeri është shqiponjë, është hy, është vetë natyra. Magjia e zërit, statura e tij fizike, jehona e shpirtit, përbëjnë një organikë, që i kanë sjellë vend nga më të çmuarit e prestigjioz në panteonin e bukur të artit shqiptar. Është ndër yjet më shkëlqyes të periudhës së artë të kinematografisë shqiptare.
I ashpër në dukje, me fizionomi maskiliste afashinante dhe goditëse, me shpirt të brishtë si lëndinë pranvere, Reshat Arbana, patjetër, që përbën modelin etalon për artin shqiptar. Dinjitoz, ai vjen me 45 role në kinematografi dhe me dhjetëra të tjerë në teatër, role që e kanë ngërthyer në celebrimet dhe i kanë sjellë një domin absolut në të gjitha vendet ku frymon kombi shqiptar.
Rrjedh nga një familje modeste tiranase, zanatçinjsh, ku dashuria për fëmijët ishte kult, ku varfëria shpesh ngërthehej në luftë të përditshme me mbijetesën. Shqipëria, një vend i varfër, e ronitur nga krizat dhe e rraskapitur nga luftërat. Në një kohë të pakohë, ku të siguroje bukën e fëmijëve duhet të përballeshe fort për të ngadhënjyer mbi vdekjen. Pikërisht ato kohë, erdhi Reshati në jetë, kur pllakoste varfëria materiale, por në kulmin e dashurisë njerëzore dhe vlerave humane.
Në familjen ku erdhi në jetë, mësoi diferencën e të mirës dhe të keqes, të vesit dhe virtytit, të bukurisë dhe shëmtisë, pra duke mbetur gjithënjë përjetësisht, pinjoll i një kulture dinjitoze dhe të ndershme. Nevoja ekonomike e familjes, e shtyu të ndërmerrte zanatin e mekanikut, por njëherazi brenda vetes i kish buluritur një syth shpëthyes drejt artit. Asnjë në familje nuk kishte prirje të tilla. Mahnitej nga kinemaja dhe me ato pak monedha që mundej të siguronte nga zemërgjerësia e xhaxhait të tij, ndiqte filmat e kohës.
Joshej nga loja e aktorëve avangardë të teatrit. Konkurron në Institutin e Arteve në vitin 1961. Fiton dhe nis për të udha e bukur dhe e vështirë drejt artit. Natyra e tij rebele e kishte pak të vështirë të zbutej nga disiplina e të qenit aktor. Qe mësuar të ishte i lirë dhe nazik. Por magjia e artit vezullonte si një dashuri që e mbushte, që i jepte jetë, që e shkundte me zulmë botën e tij. Teatri u bë tempulli, ku ai bridhte me imagjinatën e tij.
Ishte për të një botë e magjishme që e tronditi, e xhelozoi, e dashuroi me gjak e me shpirt. Vështirësitë ndonjëherë ishin absurde, kërkohej të arrihej e pamundura, absolutja. Fati e ndihmoi të kishte profesor, korifeun e artit shqiptar, Kadri Roshin, dhe më pas kur filloi punë në teatër, të interpretonte me Naim Frashërin, Sandër Prosin, Violeta Manushin, M. Logoreci, P. Gjoka, S. Pitarka, P. Mima, L. Qerimi, D. Pelingu, Gj. Karma, M. Xhepa, R.Trebicka, L.Filipi e plot talente të tjerë të artit shqiptar. Kishte një nur plot hirë skenik, e personalitet, që e bëri të ndriste në artin e shtatë. Zotëronte trekëndëshin e artë, pamjen, zërin dhe interpretimin drithërues.
Aftësia që kishte për të zënë miq, e ndihmoi, të qëmtonte karaktere. Shoqërimi, qëndrimi dhe bisedat me njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme, psikologjia dhe mentaliteti i tyre, e bënë që të qëmtonte dhe sjellje të njerëzve të thjeshtë, duke krijuar një bagazh eksperiencash të pafundme në rolet e tij. Kështu, ai do të vinte i besueshëm e i ngrohtë, në portretizimin e Isa Boletinit në filmin "Nëntori i dytë", falë dhe ngjashmërisë, e përshtatshmërisë së tij fizike me këtë figurë të madhe historike.
Me vërtetësi erdhi Reshati te mësuesi në filmin "Tinguj lufte", Adnan Kodra tek "Hije që mbeten pas". Por të mahnitshme kanë qenë dhe realizimet e roleve negative si Sami Ameni. Një figurë e arritur që na ka bërë të mendojmë thellë në kohën e diktaturës. Apo Ahmeti, te "Dora e ngrohtë", babai tipik i një familjeje shqiptare. I ashpër, por me dashuri të sinqertë për familjen që ka ndërtuar. Ka edhe shumë role të tjerë në teatër e kinematografi, që me të vërtetë kanë lënë gjurmë në spektatorët e teatrit dhe të filmit.
Ky libër është një jetëshkrim i thjeshtë i aktorit brilant, që diti të shkëlqejë me artin e tij. Është një histori e dy kohërave, me zullumet e komunizmit dhe ato të demokracisë. Reshati rrëfen shkëlqimin e artit shqiptar, por dhe venitjen e tij fatkeqe… Qenia e tij me të gjitha dimensionet e njeriut, udhëton tek prejardhja, fëmijëria, mosha e jeta e trazuar, dashuria, martesa, fëmijët, tek të gjitha ato periudha, e momente të jetës, që përbëjnë jetën e njeriut. Intimitete nga jeta e tij personale, këndvështrime mbi jetën, sqima për të bukurën dhe një respekt i pafundmë për artdashësin, janë ato që e shtynë, që e motivuan dhe për të cilin krijoi dhe shkëlqeu.
Një popullaritet po kaq të madh, Reshat Arbana e ka fituar edhe si aktor i reklamave të kompanisë më të madhe në Shqipëri dhe rajon, kompanisë "SIGAL". Me dhjetëra spote televizive të shfaqura me mijëra herë përgjatë gjithë këtyre viteve në ekranet më prestigjioze shqiptare dhe ato rajonale, janë dëshmi vitale, ku temperamenti i tij përcjell dukshëm idenë më të qartë të mesazhit njerëzor që zotëron kjo kompani prestigjioze.
Zëri dhe imazhi i Reshat Arbanës, u lidh ngushtë me "SIGAL"-in, që në vitin 1999 dhe mesazhet që ai përcjell për kompaninë kumbojnë bindshëm në shtëpitë e çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, duke arritur edhe deri tek qytetarët e tjerë të rajonit. Ai është idealist, ashtu si janë heronjtë që ai ka interpretuar. Është i veçantë. Ndaj dhe do mbijetojë, me mënyrën si ka jetuar. Reshat Arbana rreshtohet në një radhë me frymëzuesit e një kombi. Dhe me bindje e them, që ai është artist i madh, por mbi të gjitha një NJERI. Është qytetar!.
Prejardhja:
Reshat Arbana, rrjedh nga një familje e hershme, me origjinë nga fshati Arbanë, në afërsi të Tiranës, në jugperëndim të saj. Siç rrëfejnë të parët e tij, paraardhësi më fisnik i tij ishte Galipi. I lindur në Turqi, nga dy shqiptarë që kishin emigruar aty për arsye ekonomike, Galipi, ka qenë një nga njerëzit që kanë lënë emër në fisin e tij, për mençurinë dhe traditat më të mira shqiptare.
Një njeri sqimatar, që besën dhe fjalën e dhënë i ruante shtrenjtë si gjakun në deje. Asokohe, Turqia ishte në kulmin e shkëlqimit dhe shumë shqiptarë militonin për çështjen shqiptare në Stamboll. Ai ishte mik i rilindësve të mëdhenj Frashëri dhe abetaren e parë shqipe e shpërndante ndër njerëz, si visarin më të vyer të kulturës së vjetër shqiptare. Islami ishte pasardhësi i tij dhe u shpërngul në Shqipëri, pikërisht në fshatin Arbanë, ku lagja e Islamajve që përmban gjithë farefisninë, konsiderohet sot e kësaj dite si lagje e rëndësishme në këtë fshat.
Një fshat i mbledhur si një grusht, me rreth 70 shtëpi, në mes të kurorës së një natyre piktoreske. Fshati mbijeton në sajë të pemëtarisë, bujqësisë, por dhe blegtorisë. Emigracioni jashtë kufijve, por dhe ndaj qyteteve industriale, ka lënë vulën e vet të braktisjes. Por vitet e fundit, për shkak të dëshirës për të kontribuar në vendin e tyre, për shkak të dashurisë ndaj rrënjëve, njerëzit gjithnjë e më shumë po rikthehen.
Vila luksoze të stileve të ndryshme i japin një shije mirëqenieje këtij fshati periferik pak kilometra larg metropolit të zhurmshëm e smog mbytës. Sigurisht, që është luks të jetosh në atë vend me ajër të argjendtë, ku ushqimet janë akoma biologjike, ku ndihet aroma e vlagët e tokës, erëmimi i barit të kositur, blegërima e bagëtisë dhe ku dëgjohet tek tuk plot shushurimë ndonjë shpend. Reshati sapo gjen kohë të lirë, gati fluturon drejt fshatit të tij të origjinës.
Relaksohet në verandën plot trëndafila të çelur, e boçe që presin të shpërthejnë magjinë e tyre të hijeshisë si vasha virgjëresha, dhe e rrëmben nostalgjia. Jeta e tij e mbushur me mistere personazhesh, dhe histori pafund, ulet aty tek vendi nga ku buron geni, dhe ka një shije të mahnitshme vetëkënaqësie. Asgjë në këtë botë nuk ka vlerë më shumë se atdheu dhe familja.
Te ato njerëz me shpirt të dlirë si qielli, te ato bimë që lindin e vdesin stinëve, te ai pyll blerosh me trungje të përhimët e zgavra qukapikësh që krakëllijnë sqepin si çekanë plumbi, te ajo tokë e mugët ku oshtin misteri i prejardhjes, ka diçka të përjetshme të tij. Dhe kur të mos jetë më në këtë botë, ato do rrinë aty, duke e pritur. Sepse toka është nëna e çdonjërit që ka patur fatin të vijë në botën njerëzore. Të njëjtën nostalgji ndjen dhe për fshatin e nënës dhe tezes së tij që ndodhet 300 metra larg Arbanës. Bultica është një fshat me tradita dhe me kulturë të vjetër dhe me të gjitha karakteristikat e Shqipërisë së Mesme.
Stërgjyshi i tij, Islami, në vitin 1770, zhvendoset në Tiranë. Qyteti i krijuar prej vitit 1614, nga Sulejman Pasha, në atë kohë kishte një xhami, një hamam, pazarin e vjetër dhe dy lagjet më të famshme ishin ato të Mujos dhe lagja e Pazarit. Hyqmin në atë kohë e bënte familja Toptani e ardhur nga Kruja. Me një kulturë të spikatur, dhe me pamje fisnike, Islami lidh fatin e tij me një vajzë nga një familje e njohur. Një familje me baza të shëndosha, nga ku lindën dy fëmijë, Ibrahimi dhe Meremja. Ibrahimi ishte gjyshi i tij. Një burrë i mençur, mustaqelli, i shtruar dhe me shumë prezencë.
Një njeri që dashuronte punën dhe familjen. Ai u vendos në qendër të Tiranës, dhe bënte çdo punë që i jepej doresh. Ibrahimi, gjyshi, martohet me një vajzë nga një familje e njohur nga Shijaku në Tiranë. Nga kjo martesë lindën Islami, Qamilja dhe Qazimi. Pasi i vdes e shoqja, Ibrahimi martohet për së dyti me Havanë, vajzë nga familja e njohur e fisit Llagami. Një fis tipik tiranas me tradita dhe shumë emër. Nga kjo martesë e dytë, Ibrahimit i lindin katër fëmijë: Shaqiri, Mahmudija, Hamiti dhe Duhija.
Xhaxhai i tij Shaqiri, martohet me Qamilen një vajzë nga fshati Bulticë, nga familja Xhabafti (Shehu), ardhur në këtë fshat nga Ndroqi, lagja Kala. Kjo, me sa ka dëgjuar, për arsye hasmërie. Nga martesa i lindin tre vajza, nga të cilat nuk jetoi asnjë… për shkak të një sëmundje epidemike të kohës. Vdiqën, të mitura, nga mosha 4-12 vjeç. Kjo humbje kish lënë një dhimbje të madhe në familje, e natyrisht më shumë tek Qamilja, nëna e tyre, që do ishte më vonë edhe tezja e tij, sepse motra e saj më pas do të martohej me Hamitin, babain e Reshatit (vëllai i Shaqirit).

(Albert Z. Zholi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- "Huligan", Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
Komente 0