TEKSTESHQIP

Adelina Tahiri: Jam Shumë E Prekur Nga Ngjarja, Kam Paditur Mediat Maqedonase

12-12-2015
Adelina Tahiri: Jam Shumë E Prekur Nga Ngjarja, Kam Paditur Mediat Maqedonase
Këngëtarja Adelina Tahiri javën e kaluar ishte e përfshirë në një skandal në Maqedoni, ku thuhej se dy persona ishin vrarë për shkak të saj, mirëpo Adelina hedh gjithçka poshtë.

Sipas Adelinës, përleshja ka ndodhur për një vajzë tjetërf, por që mediat maqedonase kanë përfituar nga prezenca e saj në ngjarje për ti vënë faj Adelinës, në këtë mënyrë duke marrë kështu vëmendjen e lexuesve.

Ndonëse nuk e kishte të lejuar të fliste për shkak të dëshmive që po mblidheshin nga Policia, mirëpo Adelina na zbuloi paksa për "Prive" duke thënë se sherri nuk ka ndodhur për atë, por për një tjetër.

"Nuk guxoj të flas për këtë çështje, pasi tashmë po merret gjykata me çdo lajm. Kam mbetur shumë e zhgënjyer me mediat maqedonase, pasi më kanë përfshirë në një ngjarje që s’ka lidhje me mua" - ka thënë Adelina, ndërkohë që mësohet se ka paditur mediat maqedonase.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0