TEKSTESHQIP

Adem Ramadani
Të Përgjigjem
Lyrics

Kur ngritën themelet QABES
Ibrahimi dhe i biri
Nga shkretira e braktisur
l’shoi zanin e na thirri

E nga Zoti urdhër mori
Mirë pastroe shtëpinë Time
Se nga gjithë anët e botës
Do vijnë njerëz për adhurime

Të përgjigjem te përgjigjem
E nga malli brenda digjem
Po vij me një mal mëkate
I dorëzohem madhëris Sate

Me vrap erdha prej së largu
T’vizitoj “shtëpinë e vjeter”
Të përmenda të madhërova
Përveç Teje s’kam Zot tjetër

Në Fushën e Arafatit
Shumë lutje me lot i bana
Dua t’kthehem pa gjynahe
Si ditën kur m’ka lind nana

Të përgjigjem te përgjigjem
E nga malli brenda digjem
Po vij me një mal mëkate
I dorzohem madhris Sate

Lebbeyk Allahume lebbeyk
Lebbeyke le sherike leke lebbeyk
Innel hamde ve nnie' mete
Leke vel mulk
Le shrike lek
Lebbeyk Allahume lebbeyk
Lebbeyke le sherike leke lebbeyk
Innel hamde ve nnie' mete
Leke vel mulk
Le shrike lek

DËRGOI:
INFO
Zgjerohet videoteka e muzikës shqiptare, sepse projekti muzikor vjen i ilustruar në spektrin vizual me anë të një klipi muzikor, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me BUG Production. Ky videoklip u publikua me datë 9 Dhjetor 2023. Komponues i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë vetë artisti.
Rryma muzikore:
Ilahi
Renditja:
Top 200