TEKSTESHQIP
Adem Ramadani - Bajramin E Festojmë
Adem Ramadani
Bajramin E Festojmë

Kompozimin dhe tekstin e shkroi vetë këngëtari, teksa këngën e orkestroi Mevlan Kurtishi. Pas një pune të palodhur, ky projekt i ri ka ardhur si dhuratë tek audienca në spektrin vizual edhe me videoklip, i cili erdhi në platformat online më 6 Qershor 2025 dhe menjëherë pas publikimit mori shumë vemendje.

Teksti :: Song Lyrics

Jehojnë minaret para agimi
ndriçon qyteti nga zbukurimi
Të gjithë të lumtur janë
Të gjithë të g'zuar janë
fëmijët rrugës bukur të veshur
marrin dhurata gjithë të buzëqeshur
Sot është dita jonë
Sot është festa jonë

Këmbejmë urime plot
Ma e mira ditë është sot
Për shumë vjet ta gëzojmë
Bajramin e festojmë

Ndajmë përshëndetje
me fjal't ma t'mira
Tryezat plot me ëmbëlsira
kjo është tradita jonë
Kjo është festa jonë

Bëhen vizita te njani tjetri
shkon ma i riu te ma i vjetri
Kjo është tradita jonë
Sa bukur ne festojmë

Këmbejmë urime plot
Ma e mira ditë është sot
Për shumë vjet ta gëzojmë
Bajramin e festojmë

VIDEOKLIPE

Komente 0