TEKSTESHQIP
Biografia
Adriani vjen nga nje familje prej 4 anetaresh, babai i tij Z.Emin, mamaja Zonja Suzana dhe vellai Dritoni-Adriani eshte femija i vogel. Adriani nis per here te pare te kendoje ne moshen 5 vjecare ku rregjistrohet ne shkolle te muzikes. Gjithashtu po 5 vjecar merr pjese ne nje festival per femije te quajtur Bilbilat e Pranveres. Adriani vazhdon te frekuentoje festivalet per femije deri ne moshen 16 vjecare. Adriani fitoi zemrat e publikut shqiptar kudo qe ndodhej, por ambicia e Gaxhes shkonte edhe me larg. Ne fillim Adriani vendos qe ne Ballkan te njihet duke kenduar shqip dhe pas disa kohesh Gaxha e ndjen te arsyeshme te kenaqe edhe publikun maqedon e boshnjak me nje album ne gjuhe maqedone, i cili shiti kopje ne shuma marramendese. Gaxha jo vetem qe rrembeu zemrat e cdo vajze me pamjen e tij, por edhe me stilin dhe performancen e jashtezakonshme. Per te mos lene pas modelizmin, Gaxha perfaqeson Shqiperine ne Turqi ku dhe merr çmimin e pare si djali me i bukur ne Ballkan. Gaxha kishte fituar zemren e krejt publikut te Ballkanit tashme por prape nuk dorezohet. Nderkohe nje tjeter karakteristike e Adrianit po dilte ne pah, ambicja. Gaxha tenton te arrije sa me larg ne skenen maqedone duke shuar cdo racizm qe egzistonte midis maqedonasve dhe shqiptareve te Maqedonise, keshtu qe merr pjese ne festivalin e Shkupit qe con finalistin ne Eurovizion, por del i dyti. Megjithate ai nuk dorezohet sepse 2 vjet me pas del triumfues ne skenen e Shkupit dhe behet shqiptari i pare qe prezanton Maqedonine ne Eurovizion, jo vetem Maqedonine por shqiptaret e Maqedonise. Por Adrijanin s'mund ta quash vetem "djali i baladave", kur i "qante" kenget ritmike me performanca dhe koreografi. Gaxha gjithashtu cilesohet si kercimtar shume i mire dhe performues i talentuar gjithashtu.

Dikur një nga këngëtarët më të suksesshëm në skenë, por edhe një nga më të komentuarit për jetën e tij private, sot për Adrianin dëgjojmë shumë rrallë. Kënga e tij e fundit është “Ajshe”, e publikuar para pandemisë, në verën e vitit 2019, në bashkëpunim me Enurin. Gjatë gjithë kësaj kohe, Adriani e ka gjetur qetësinë e tij larg muzikës. Ai është i përkushtuar plotësisht restorantit që ka në Shkup. Biznesi po ecën shumë mirë dhe këtë e dëshmon edhe fakti se Adriani ka rreth 30 punonjës. Por edhe jeta e tij personale po shkon mjaft mirë. Pa shumë zhurmë, ai po shijon një romancë.

KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}