TEKSTESHQIP
Adriana Ceko & Muharem Herri - Maji I Bukur
Adriana Ceko & Muharem Herri
Maji I Bukur

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Avni Mula, ndërsa për arranzhimin u përkujdes Petrit Terkuci.
 Koncertet e Majit Vitet 80'.

Teksti :: Song Lyrics

Ishte Maj kur kënga jonë mori fluturim
Pas na ndoqi nëpër vite pambarim
Në pranvera çeli jeta këngë të reja
Zemra, zemrës nëpër skena i tha eja

Eja, na fton ne jeta
Mbrëmja ndezi dritat kudo
Në zërat tanë ajo buron
Për këngë të reja, gjithmonë na fton

Në pranvera çeli jeta këngë të reja
Zemra, zemrës nëpër skena i tha eja

Maji i bukur i thotë zemrës
Thur një këngë ti
Zemra fjalët bëri këngë
Për çudi

Dhe nga flladi i lirisë
Hap petalet sot
Si një lule
Kënga jonë nuk ndalet jo

Eja, na fton ne jeta
Mbrëmja ndezi dritat kudo
Në zërat tanë ajo buron
Për këngë të reja, gjithmonë na fton

Maji i bukur i thotë zemrës
Thur një këngë ti
Zemra fjalët bëri këngë
Për çudi

Dhe nga flladi i lirisë
Hap petalet sot
Si një lule
Kënga jonë nuk ndalet jo

Kontribuan:
Komente 0