Më mbaj mend (për 1 muaj)

Afërdita Zonja
  • Vendlindja:
  • Korçë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  76
Këndon kryesisht: e lehtë

Afërdita Zonja është këngëtare e njohur. Që kur nisi të këndonte në aktivitetet kombëtare të këngës, shumë artistë e konsideruan zërin e saj të ngjashëm më zërin e artistes së madhe Tefta Tashko Koço. Dukej se këngët e interpretuara nga artistja e madhe, jo vetëm që i shkonin për shtat për t’i kënduar, por Afërdita Zonja do t’i interpretonte thuajse në të njëjtin nivel. Dikush do ta quante zë bilbil, të tjerë kanarina e këngës shqipe. Perveç festivaleve, ajo eshte vlerësuar me çmimin e parë ne festivalin e Interpretuesve me këngën “Fëmija I Parë”. Cmim te pare fiton edhe ne vitin 1983 ne festivalin e pranveres me kengen "Miresevjen Dite E Re", te kompozitorit, David Tukici e cila u be hit i atij viti. Afërdita tregon se menjëherë pas festivalit, Legjenda e këngës shqiptare, Vaçe Zela që e kishte kënduar atë këngë në kohën e artë të rinisë së saj, e kishte uruar. E bashkë me urimin i kishte thënë: “Më solle një “fëmijë” tjetër sonte…”. Kompozitoret e asaj kohe bënë eopkë të re me krijimtarinë e tyre në vitet 70- 80. "Sot kënga shqipe ka humbur identitetin e saj sepse kemi kompozitorë dhe kengëtare qe kopiojne rryma te vendeve te tjera... ështe për të ardhur keq" tha Këngtarja. Gjatë atyre viteve Afërdita nuk mund t’i mungonte aktiviteteve të shumta artistike që zhvilloheshin edhe në qytetin e saj, Korçë. Kënga “Ky liqeni i malit” kënduar në një nga festivalet e këngës në Korçë u bë shumë shpejt e njohur, jo vetëm në qytetin e Korçës. Serenatat e pavdekshme korçare me të cilat ajo ishte rritur do interpretoheshin me mjeshtëri nga zëri i saj i bukur. Qytetarët korçarë edhe sot u kujtohet këngëtarja me zërin e saj nën interpretimin e serenatave të shumta korçare si: “Perëndeshë e bukurisë”, O ky bilbili i malit, … Dhe ajo vazhdon të mbetet ashtu, si tridhjet e ca vite të shkuara kur filloi së kënduari. Edhe sot, vazhdon të këndojë me të njëjtin vokal si atëhere, në vitet e largëta dhe të suksesshme të festivaleve të këngës dhe aktiviteteve të tjera muzikore, me të njëjtin timbër, me të njëjtën ëmbëlsi zëri ne nje prej lokaleve te Kryeqyteti. Serenata korçare nje ambjent shumë i ngrohtë i cili i sjell çdo jave publikut Kryeqytetas nostalgjine e serantave me zerin e Aferdita Zonjes. Aferdita Zonja tregon se shqiptarët janë të kutivuar me jetën e natës, lokali është shumë i frekuentuar nga artëdashesit kryeqytetas, qa me shume që Serenatat jane perla të pa vdekshme ku i këndohët dashurisë. Ajo i krahason serenatat me këngët napolitane ne Itali. Sa here qe ajo i këndon,i japin një ndjesi të vecantë dhe i kujtojne vitet e rinise, vendlindjen e saj. Korçen vendi ku u rit, u shkollua, u martua me gazetarin e njohur Artur Zonja ku dhe lindi dy fëmije binjak Aldi dhe Megin. Afërdita Zonja tregon se jeta Arturin nuk ka qënë e lehtë, për shkak të punës qëka gazetari orë pa orë, pavarësisht se e ka ndihmuar shumë në profesionin e saj. Ëndrra e saj jo shumë e largët është,një duet me vajzën e saj. ”Dua të kem një kujtim për të ardhmen”, thotë Afërdita me ëmblëlsine që e karakterizon.

Në fundvitin 1975 Radiotelevizioni Shqiptar do të organizonte konkurset e zërave të bukur. Këngëtarët fitues të atij konkursi merrnin pjesë më pas në festivalin e këngës së dhjetorit. Këngëtarja e re dhe simpatike korçare morri pjesë në këtë event, ku u shpall dhe fituese. Ishte kënga “Si lule bjeshke” kompozuar nga Naim Gjoshi me tekst të Basir Bushkashit me të cilën interpretoi në Festivalin e 14-të të Këngës në RTV, ku fitoi çmimin e tretë.

Në Dhjetor 1976, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Shokë Jete", kompozuar nga Aleksandër Lalo. Kur u kthye në Korçë, pas Festivalit të 15-të, atëhere nxënëse në shkollën e mesme, shokët dhe shoqet e klasës i kishin përgatitur një të papritur. Kur Afërdita ksihte hyrë në klasë, ata kishin nisur të këndojnë këngën e saj, pjesëmarrëse në festival.

Në Dhjetor 1977, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "O Moj Shami Shpalosura", e kompozuar nga Alfons Balliçi me tekst të Koçi Petritit. Afërdita do kapte sërish një sukses sepse kjo këngë u vlerësua me çmimin e dytë.

Në Dhjetor 1977, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Grurë Dhe Gëzim".

Në Dhjetor 1978, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "E Dua Një Shok".

Në Dhjetor 1978, Afërdita Laçi & Petrit Lulo marrin pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Vater Bujare".

Në Dhjetor 1979, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Moj E Mira E Nanës".

Në Dhjetor 1979, Liliana Kondakçi, Zeliha Sina & Afërdita Laçi marrin pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Feste Ka Sot Shqiperia" dhe fituan çmimin e parë (muzika A. Prodani me tekst të Zh. Jorganxhiut).

Në Dhjetor 1979, Zeliha Sina & Afërdita Laçi marrin pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Feste Ka Sot Shqiperia".

Në Dhjetor 1981, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Trëndafili I Jetës".

Në Dhjetor 1982, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën "Prehri Yt O Nene".

Në Dhjetor 1983, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën "Me Ty Bashke Gjithmone Te Rinj".

Në Dhjetor 1984, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën "Fjala E Ngrohtë".

Në Dhjetor 1984, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën "Me Të Kuq Të Mollës, Faqja Jote".

Në Mars 1985, Afërdita Laçi merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1985 me këngët "Nëna Të Përkund" dhe "Kënga E Bukur E Lirisë".

Në Dhjetor 1985, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 24-të në RTSH me këngën "Viti I Ri".

Në Dhjetor 1985, Afërdita Laçi merr pjesë në Festivali i 24-të në RTSH me këngën "Mirënjohje".

Në Mars 1986, Afërdita Zonja merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1986 me këngët "Të Desha Ty" dhe "Mire Se Vjen Dite E Re".

Në Dhjetor 1986, Afërdita Zonja merr pjesë në Festivali i 25-të në RTSH me këngën "Në Dashurinë E Kësaj Toke".

Në Mars 1988, Afërdita Zonja merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1988 me këngën "Buzë Detit Jemi Rritur".

Në Dhjetor 1987, Afërdita Zonja merr pjesë në Festivali i 26-të në RTSH me këngën "Eja Me Ne".

Në Prill 1989, Afërdita Zonja merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1989 me këngën "Mes Jush Dua Të Jetoj".

Në Dhjetor 1989, Afërdita Zonja merr pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën "Mora Shoqëzën Për Krahu".

Në Prill 1990, Afërdita Zonja merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1990 me këngën "Stinët E Mendimeve".

Në Dhjetor 1990, Afërdita Zonja merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën "Këndom Djalë".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

1

Nëna e

Megi Zonjës

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet