TEKSTESHQIP
Afrim Muçiqi & Taulant Bajraliu - Zahir Pajaziti
Afrim Muçiqi & Taulant Bajraliu
Zahir Pajaziti

Kënga vjen si kompozim nga Afrim Muçiqi, autor i tekstit rezulton të jetë Ismail Fazliu, ndërsa arranzhimin e punuan Muhamet Selimi & Driton Fazliu. Për ti dhënë gjithçkaje më shumë atmosferë, produkti i radhës serviret tanimë tek audienca i plotësuar tejet mirë edhe me një videoklip muzikor, i cili është publikuar online më 21 Tetor 2025 dhe që nga dita e parë ngjalli së tepërmi kureshtje.

Teksti :: Song Lyrics

Kur e nij tu e thirrë kët' emër
Erë lirie m'vjen në zemër
N'faqe t'para t'historisë
Po shëndrit n'epokë t'lavdisë

Krenar kombi çfarë trimi pat
O Zahir o Komandant
Je ma i pari n'shteg t'lirisë
Nder i bane gjithë Shqipnisë

Plagt' e moçme naj ke shëru
Ke ngrit' baza kah je shku
Shpi për shpi nëpër çdo anë
Shpirt, lirisë ti i ke dhanë

Ku rrjedh Llapi e Shkumbini
Nga Vardari, Buna e Drini
N'Korab, Sharr, Alpet e nalta
I ke shkru tri shkronja t'arta

Kush i hap shtigjet ma s'miri
Kush poj shkel sikur Zahiri
Kosov's hallet kush ja diti
Biri yt Zahir Pajaziti

Na ke msu me dasht atdheun
Amanet nga Skenderbeu
Ditë për ditë ni copë liri
Me fol shqip ku osht Shqipni
Komente 0