TEKSTESHQIP

Ajshel Zykollari
Emrin Vëllait Dua Unë T'ia Jap
Lyrics

Sot ju ftoj të gjithë
të vini tek unë,
një gëzim në zemër
më rrjedh porsi lumë.


Kjo s’është ëndërr jo,
nuk është as shaka,
unë të dashur miq
u bëra me vëlla.


Refreni:

Nënës po i lutem
diç i them ngadalë,
dua unë vëllait
emrin që t’ia jap.

Emra ka me mijëra,
unë do zgjedh veç një,
të bukur sa s’ka më
si vëllai im.

Strofa(2):

Flokët edhe sytë
i kemi njëlloj,
bëj ta marr në krahë,
por nëna s’më lejon.

Shpesh nuk e kuptoj,
pse qan për çdo natë,
shpejt bie në gjumë
puthjet kur ia fal.

Refreni:

Nënës po i lutem
diç i them ngadalë,
dua unë vëllait
emrin që t’ia jap.

Emra ka me mijëra,
zgjodha unë veç një,
të bukur sa s’ka më,
si vëllai im.
(Ilir do t’ia vë.)

Si ju duket emri,
a ju pëlqen?