Alban Emiri
Don Kishot
Don Kishot
Kompozitor është vetë artisti, autor i fjalëve të tekstit është Andi Bejtja, ndërsa arranzhimi kanë punuar së bashku si autorë Shpëtim Saraçi & Alban Emiri.
Teksti :: Song Lyrics
Ka ardhur koha të nisesh të shkosh
Të nisesh të shkosh rëndësi ska se ku
Mjafton të nisesh, o i vetmuar të nisesh
Atje, atje ku ti se di as vetë...
Erdhi koha diçka të ndryshosh
Pa ndryshuar veshjen, pa ndryshuar flokët
Të lesh këto ditë boshe, ato netë të hirta
Të shkosh atje ku zemra të të çojë
Ref:
Nisu me një valixhe kujtimesh të hirta
Dhe kokën tënde lëre, lëre bosh plotësisht
Ngjarje të reja, netë të tjera
Do mbushin patjetër shpirtin tënd
Kurrë mos u kthe dhe kurrë mos ndalo
Mos u merr as me biblën as me perëndi
Dhe mos ki frikë nëse ndjehesh i lumtur
Përtej horizontit gjithçka do jetë ndryshe...
Nisu me këtë tren që po vjen tani
tren tjetër mos prit ti nisu sa më parë
Shpreso në diçka që ska përkufizim
Diçka që të bën të ndjehesh gjallë
Të ndjehesh më burrë ndoshta jo hero
Në sfidë me veten në sfidë me fatin
E gjithë jeta është vetëm një udhëtim
Po u nise te pakten do të jesh Don Kishot
...Erdhi koha të nisesh, erdhi koha të shkosh
Të shkosh diku...ska rëndësi se ku...
Të nisesh të shkosh rëndësi ska se ku
Mjafton të nisesh, o i vetmuar të nisesh
Atje, atje ku ti se di as vetë...
Erdhi koha diçka të ndryshosh
Pa ndryshuar veshjen, pa ndryshuar flokët
Të lesh këto ditë boshe, ato netë të hirta
Të shkosh atje ku zemra të të çojë
Ref:
Nisu me një valixhe kujtimesh të hirta
Dhe kokën tënde lëre, lëre bosh plotësisht
Ngjarje të reja, netë të tjera
Do mbushin patjetër shpirtin tënd
Kurrë mos u kthe dhe kurrë mos ndalo
Mos u merr as me biblën as me perëndi
Dhe mos ki frikë nëse ndjehesh i lumtur
Përtej horizontit gjithçka do jetë ndryshe...
Nisu me këtë tren që po vjen tani
tren tjetër mos prit ti nisu sa më parë
Shpreso në diçka që ska përkufizim
Diçka që të bën të ndjehesh gjallë
Të ndjehesh më burrë ndoshta jo hero
Në sfidë me veten në sfidë me fatin
E gjithë jeta është vetëm një udhëtim
Po u nise te pakten do të jesh Don Kishot
...Erdhi koha të nisesh, erdhi koha të shkosh
Të shkosh diku...ska rëndësi se ku...
- Publikimi: 01/12/1995
- Ora: 12:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Muzika:
- Orkestrimi:
- Kitarë:
- Mix:
- Master:
- Rec:
- Tastierë:
- Teksti: Andi Bejtja
Komente 0