TEKSTESHQIP
Alban Ramosaj - Plagë
Alban Ramosaj
Plagë

Nisur nga dëshira për të na dhuruar diçka artistike që do të mbetet në videotekën shqip, materiali muzikor u bë i disponueshëm para publikut i punuar në sferën vizuale edhe me klip muzikor, video produksioni i të cilit është përgatitur bashkarisht nga Alban Ramosaj [Ra Filmhouse] & Klea Mani [Ra Filmhouse]. Videoklipi u publikua me datë 19 Janar 2023. Komponues i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë vetë artisti, këngën e orkestruan bashkarisht Alban Ramosaj & Marko Polo, ndërsa producent i këngës rezulton të jetë Ra Filmhouse.
Teksti :: Song Lyrics
Nesër kur të zgjohem njësoj
Planet tona kurrë s'do mbarojnë
Mundohem me t'fol, Përgjigje nuk marr
Rrobat e tua më erën tënde nuk mbajnë
E nesërmja si do m'trajtoj?

Hapat nga pas, nji nga nji po ja përndjek unë prap
Me një shpresë me u pa atje ku e lam
Se dini ju, se dini si e kom zemrën plagë
Se gjysmën time kam atje lartë
Unë dhe Zoti më nuk shkojmë mirë bashkë
Se un dashta dej n'plakje me t'pas ty pranë

Fjalet e fundit si tham dot
Gjurmët po t'zbehen e kohën nuk e kthekam dot pas

Nji nga nji po ja përndjek unë prap
Me një shpresë me u pa atje ku e lam
Se dini ju, se dini si e kom zemrën plagë
Se gjysmen time kam atje larte
Unë e Zoti më nuk shkojmë mirë bashkë
Se Unë dashta dej n’plakje me t’pas ty pranë
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0