TEKSTESHQIP

Alban Skënderaj
Dalëngadalë
Lyrics

S’mund ta imagjinoj
Jeten time pa buzëqeshjen tënde
S’mund ta përfytyroj
Dhe një ditë pa ty nuk jam në gjendje
Je si etja për ujë
Je si gjaku që rrjedh nëpër vena
E sa më shumë, koha kalon
Unë po e kuptoj
Se ti je panorama më e bukur në botë
Ti je melodi që më përcjell në çdo notë

Dalëngadalë
Pushtoje zemrën time dalëngadalë
Nëse e thyen bëje dalëngadalë
Është në dorën tënde
E brishtë si një kristal

Dalëngadalë
Pushtoje zemrën time dalëngadalë
Nëse e thyen bëje dalëngadalë
Është në dorën tënde
E brishtë si një kristal

Sa herë në ditë më bën të ndihem si një “Superstar”
Sa herë në ditë më bën të ndihem si një fillestar
Je ti, je ti “caliente“
Sa je inteligjente
Jetoj me ty me momente
Dhe një minutë do i’a vlente
Ti je sa mijëra çmime
Sa miliarda klikime
Suksesi i jetës time
Je ti, je ti, je ti o
Je ti, je ti “caliente“
Sa je inteligjente
Jetoj me ty me momente
Dhe një minutë do i’a vlente

Se ti je panorama më e bukur në botë
Ti je melodi që më përcjell në çdo notë

Dalëngadalë
Pushtoje zemrën time dalëngadalë
Nëse e thyen bëje dalëngadalë
Është në dorën tënde
E brishtë si një kristal

Dalëngadalë
Pushtoje zemrën time dalëngadalë
Nëse e thyen bëje dalëngadalë
Është në dorën tënde
E brishtë si një kristal

Je ti, je ti “caliente“
Sa je inteligjente
Jetoj me ty me momente
Je ti, je ti “caliente“
Sa je inteligjente
Jetoj me ty me momente

DËRGOI:
INFO
Siç e do tradita e hiteve, ky projekt erdhi tek audienca e gjerë i përpunuar nga ana vizuale edhe me videoklip, video produksionin e të cilit e punoi Talelli Production. Videoklipi u publikua më 18 Maj 2022. Komponues i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari, teksa për produksionin audio ka punuar në studio Endrit Shani.
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200